Bota

“S’duhet të mbyllim sytë”, Papa Françesku për vrasjen e Floyd: Nuk do ta tolerojmë racizmin

Papa ka thënë se do të lutet jo vetëm për Floydin por edhe për të gjithë ata njerëz që kanë humbur jetën për shkak të racizmit.
Featured image of article: “S’duhet të mbyllim sytë”, Papa Françesku për vrasjen e Floyd: Nuk do ta tolerojmë racizmin Papa Françesku

ITALI- Vrasja e George Floyd, 46-vjeçarit me ngjyrë në SHBA nga polici, ka shkaktuar reagime të shumta në mbarë botën duke u ngritur në protesta për aktin diskriminues dhe vdekjen barbare të 25 majit.

Për këtë ngjarje të rëndë që tronditi jo vetëm SHBA por gjithë botën, ka reaguar edhe Papa Françesku, i cili e ka quajtur tragjike vdekjen e Floyd.

Ndër të tjera ai ka shtuar se do të lutet jo vetëm për Floydin por edhe për të gjithë ata njerëz që kanë humbur jetën për shkak të racizmit.

“Të dashur vëllezër dhe motra në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me keqardhje them se jam dëshmitar i ngjarjes së fundit në kombin tuaj, pas vdekjes tragjike të George Floyd. Ne nuk duhet ta tolerojmë ose të ‘mbyllim sytë’ ndaj racizmit dhe përjashtimit në çfarëdo forme.”- ka thënë Papa.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Prej 8  ditësh në mbarë SHBA vijojnë protestat e dhunshme për vrajsen e George Floyd, 46-vjeçarit me ngjyrë që u vra barbarisht nga polici amerikan. Ky i fundit i vendosi gjunjët në fyt për disa minuta deri sa ja mori jetën. Ndërkohë në bazë të autopsisë së dytë,  rezulton se Floyd ka vdekur si shkak i dhunës së ushtruar nga polici, dhe jo nga problemet e zemrës siç u tha në fillim. Për shkak të protestave kaq të dhunshme që  kanë lënë edhe viktima e shkatërruar shumë biznese nëpër qytete, Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se  do të nxjerr ushtrinë për të vendosur nën kontroll situatën e tensionuar që është krijuar. Ditën e djeshme është mësuar se funerali i George Floyd do të bëhet më 9 qershor në Houston.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al 

Shto Koment