BotaSport

Vdiq tragjikisht nga rrëzimi i helikopterit, publikohen pamjet e vërteta të aksidentit ajror të Kobe Bryant (FOTOT)

Fotografitë kanë zbuluar sesi shpërtheu helikopteri i Kobe Bryant dhe u përfshi nga flakët, ku më pas ra nga një lartësi 1.000 metra mbi një kodër të dielën që lamë pas.
Featured image of article: Vdiq tragjikisht nga rrëzimi i helikopterit, publikohen pamjet e vërteta të aksidentit ajror të Kobe Bryant (FOTOT) Shpërthimi i zjarrit pas rrëzimit të helikopterit dhe Kobe Bryant me vajzën

SHBA– Aksidenti ajror i helikopterit të Kobe Bryant përfundoi në tragjedi ku i mori jetën legjendës së futbollit dhe 8 anëtarëve të tjerë të bordit përfshirë edhe vajzën e tij 13-vjeçare.

Ndërkohë ditën e sotme mediat e huaja kanë publikuar pamjet e rrëzimit të helikopterit në Kaliforninë jugore.

Fotografitë kanë zbuluar sesi shpërtheu helikopteri i Kobe Bryant dhe u përfshi nga flakët, ku më pas ra nga një lartësi 1.000 metra mbi një kodër të dielën që lamë pas.

Fotografitë e realizuara pas përplasjes tregojnë pasojat e aksidentit.

Kujtojmë që mëngjesin e djeshëm qarkulloi një video e rrëzimit të një avioni e raportuar sikur janë pamjet e aksidentit të Bryant, por në fakt  rezultuan gënjeshtër sepse ajo video i përkiste një tjetër aksidenti të 5 janarit të 2019.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kobe Bryant, legjenda e basketbollit amerikan u shua pas një aksidenti ajror. Mediat vendase bënë me dije se Bryant ishte duke udhëtuar me helikopterin e tij privat, bashkë me vajzën 13-vjeçare dhe 7 persona të tjerë, por janë rrëzuar dhe kanë gjetur të gjithë vdekjen. Deri më tani si shkak i aksidentit dyshohet të kenë qenë kushtet jo të favorshme atmosferike. Mjegulla e madhe e cila kishte “pushtuar” zonën e Kalifornisë ka vështirësuar punën e pilotit, i cili humbi menjëherë kontrollin e helikopterit. Mijëra fansa nëpër botë kanë shprehur ngushëllimet për këtë humbje.

Burimi:  Dailymail 

A.C/Dosja.al 

Shto Koment