Bota

Xhama të thyer dhe rrugët e mbushura me pankarta, çfarë mbeti pas protestës për Floyd në rrugët e New Yorkut

Në video shihet gjithçka ka mbetur nga protestat e djeshme nëpër rrugët e New Yorkut, ndërkohë që pronarët e dyqaneve të shkatërruara mundohen të pastrojnë mbeturinat e mbetura pas protestës.

NEW YORK- Protestat për vrasjen e  46-vjeçarit me ngjyrë,  George Floyd në SHBA vijojnë prej një jave, ku tashmë dhuna dhe sjelljet vandale janë gjithçka shihet në këtë vend.

Është parë që prej datës 25 maj që  qytetarët amerikanë kanë protestuar në mbarë SHBA për vdekjen e Floyd, duke shkatërruar qendra tregtare dhe gjithçka tjetër ç’kanë gjetur para.

Në një video që  Dosja.al ka siguruar nga New Yorku, shihet sesi protestuesit kanë thyer xhamat e dyqaneve, kanë shkatërruar biznese dhe rrugët janë mbushur me pankarta të grisura pas tubimeve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo çfarë shihet në këtë video, është gjithçka ka mbetur nga protestat e djeshme  nëpër rrugët e New Yorkut, ndërkohë që pronarët e dyqaneve të shkatërruara mundohen të pastrojnë mbeturinat e mbetura pas proteste.

Kujtojmë që protestat për Floyd në SHBA kanë nisur një javë më parë, që prej momentit kur polici amerikan, Derek Chauvin ja mori jetën 46-vjeçarit duke i vendosur gjurin në fyt për disa minuta.

A.C/Dosja.al

Shto Koment