AktualitetFactcheck

VIDEO-EKSKLUZIVE/ Momentet e arrestimit të Gramoz Muratit, bossi i basteve sherr me RENEA-n: S’jam kriminel. Efektivët ngurrojnë të ndërhyjnë: Kam 1 orë me ty o çun, ndihu komod!

Pamjet e arrestimit të Gramoz Muratajt. Bossi i 'Eccobet' debatoi me efektivët e RENEA-s gjatë ndalimit. Murataj duhet të nxirrte djemtë që punonin për të. Aktiviteti zhvillohej në një apartament, i cili ishte kthyer në zyrë.

TIRANËDosja.al sjell pamjet ekskluzive të arrestimit të bossit të bixhozit dhe basteve online, Gramoz Murati. Në këto pamje, të mbrëmjes së 20 shkurtit, kur në të gjithë Shqipërinë po zhvillohej operacioni “Fati i Lojërave”, shihet Murataj teksa debaton me efektivët e RENEA-s. Pasi e kanë prangosur, Murataj hyn me RENEA-n në një banesë në emër të tij, e cila është kthyer në një zyrë. Atje, qëndrojnë disa prej vartësve të Muratajt, të përfshirë në bastet online. Interesant është ngurrimi i Forcave RENEA për të ndërhyrë brenda këtij ambienti, apartament, që ishte kthyer në zyrë, për shkak të rrezikshmërisë së personave që mund të ndodheshin brenda, por edhe frika që dallohet herë pas here në zërin e Gramoz Muratit, i cili iu thotë disa herë efektivëve: Unë nuk jam kriminel.

DEBATI RENEA- GRAMOZ MURATI:

Efektivi i RENEA-s: Pa fjalë se është policia e Shtetit, kush o mrena.

Efektivi nr 2 i RENEA: Ka njeri tjetër brenda?

Gramoz Murati: Janë zyra, janë zyra

Efektivi i RENEA-s: Kush është brenda?

Gramoz Murati: Njerëz punëtorë, që punojnë.

Efektivi i RENEA-s: Thuaju të dalin.

Efektivi nr 2 i RENEA: Ke njeri brenda?

Gramoz Murati: Kam mo kam.

Efektivi nr 2 i RENEA: Thirri të gjithë të dalin jashtë, Policia e Shtetit.

Gramoz Murati: Ja se iu flas unë.

Efektivi nr 2 i RENEA: Ndihu komod dhe folu të vijnë jashtë. Ke njerëz brenda?

Gramoz Murati: Po mo iu flas unë se s’jena kriminela.

Gramoz Murati: O çuna!

Efektivi nr 2 i RENEA: Sa veta ke more dal një sekondë?

Gramoz Murati: 5-6 veta.

Efektivi i RENEA-s: 5 apo 6?

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Thirri ore të vijnë…

Gramoz Murati: Dal se janë në zyrë…

Efektivi i RENEA-s: Thirri Policia e Shtetit, hajde këtu o çun.

Gramoz Murati: Ma merr pak xhupin se më le pa xhup. Prit se do t’ju flas unë i pari, e hap unë derën, dal të dal unë para.

Efektivi i RENEA-s 3: Afrohu tek mburoja, mos dil para mburojës..

Gramoz Murataj: Se s’jemi kriminelë dhe hajdutë.

Efektivi i RENEA-s nr.2: O çun hajd hajd se kam 1 orë që të pres

Efektivi i RENEA-s nr4: Ne s’kemi gjë fare me ty.

Gramoz Murati: Hë se janë çuna të rregulltë, Klaudio, Joni…

RENEA: Edhe sa të tjerë ke?

Efektivi i RENEA-s: Asnjë lëvizje, të gjithë me duart për muri? Pronari i banesës eja pak.

Eja pak me mua. Hape çik këtë derën këtu.

Gramoz Murataj: S’ka asnjë njeri, veç unë jam.

Operacioni ‘Fati i lojërave’ u zhvillua më 20 shkurt dhe 21 shkurt, në kohën kur luheshin ndeshjet e Europa League disa ditë më parë. Durrësi, Shkodra, Tirana, Elbasani e Vlora ishin pikat e ‘nxehta’ ku autoritetet ushtruan kontrolle. Në prangat e policisë ranë 115 persona, mes tyre, Gramoz Murataj dhe Ervis Mulaj, ky është vëllai i Natasha Mulajt, kryetares së Kolegjit të Posaçëm të Apelimit. Gjatë operacionit u sekuestruan në total 172 milion lekë të vjetra, 40 kompjuterë, 60 DVR, 245 aparate celularë, një numër i konsiderueshëm televizorësh plazëm, blloqe shënimesh që shërbejnë për vendosjen e basteve, kasa fiskale, një armë zjarri pistoletë.

SHËNIM: Për të mos identifikuar punonjësit e Repartit RENEA, Dosja.al ka mbuluar fytyrat e tyre.

(F.g/dosja.al)

Një Koment në “VIDEO-EKSKLUZIVE/ Momentet e arrestimit të Gramoz Muratit, bossi i basteve sherr me RENEA-n: S’jam kriminel. Efektivët ngurrojnë të ndërhyjnë: Kam 1 orë me ty o çun, ndihu komod!

  1. Eshte fnsh jo renea . renea nderhyn vetem kur ka persona me rezikshmeri te larte edhe jane te maskuar . emrat i kan me pseudonime . sta bejn te gjate te kodra kuqe te qerojn o gazetar

Shto Koment