Showbiz

I jep fund beqarisë, Pamela Anderson martohet për herë të pestë, ish-burri urim special

Pamela Anderson u martua fshehurazi me producentin e hollivudit, Jon Peter ditën e djeshme dhe ish-burri i saj, Tommy Lee i uroi më të mirat!
Featured image of article: I jep fund beqarisë, Pamela Anderson martohet për herë të pestë, ish-burri urim special Aktorja, Pamela Anderson dhe producenti, Jon Peter.

SHBA– Në një ceremoni private të mbajtur në Malibu, Pamela Anderson është martuar për herë të pestë, me producentin e njohur, 74-vjeçarin Jon Peter. Ata kanë qenë bashkë që nga fundi i vitit të kaluar, por u munduan ta mbanin sekrete lidhjen e tyre, duke sjellë të befasishëm kurorëzimin në martesë.

52-vjeçarja njihet për martesat e saj të njëpasnjëshme. Në vitin 1995 ajo u martua me bateristin, Motley Crue Tommy Lee, 57 vjeç.

Dyshja patën një martesë të gjatë që zgjati për tre vjet, mjaft kohë që ata të kishin dy djem, Brandon Thomas Lee, 23 vjeç, dhe Dylan Jagger Lee, 21. Pas tre vitesh erdhi divorci, dhe ish-bashkëshorti i saj shprehet i lumtur për të dhe shpreson që edhe ish-gruaja e tij të këtë rigjetur lumturinë.

Në vitin 2007 ajo u martua me 51-vjeçarin Rick Salomon, në një martesë spontane të Las Vegas. Pas disa muajsh ata vendosën të ndaheshin për t’u ribashkuar përsëri në vitin 2014, duke u rimartuar, vetëm për t’u divorcuar vitin e ardhshëm. Pamela gjithashtu ishte martuar shkurtimisht me Kid Rock. Ata u martuan në korrik 2006 në një jaht në Shën Tropez. Nuk ishte befasi, por gjithashtu nuk zgjati dhe Pamela bëri kërkesë për divorc në nëntor të po këtij viti.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Pra, aktorja e famshme ka një histori të gjatë ndarjesh dhe ribashkimesh. Tashmë mbetet të shohim nëse do të jetë e suksesshme martesa e radhës me Jon Peter.

Burimi: Hollywoodlife

(R.L/Dosja.al)

Shto Koment