Aktualitet

Pallati 12-katësh u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit, banorët e Durrësit padi në Prokurori

Pallati 12 katësh me nr.8 ndodhet në lagjen 5 të Durrësit, një nga lagjet e dëmtuara nga tërmeti
Featured image of article: Pallati 12-katësh u dëmtua nga tërmeti i 26 Nëntorit, banorët e Durrësit padi në Prokurori Pallati i dëmtuar në Durrës

DURRËS- Banorët e një pallati të dëmtuar nga tërmeti i 26 Nëntorit Durrës i janë drejtuar prokurorisë me një kërkesë padi kundër kompanisë së ndërtimit, po ecuria e hetimeve i ka lënë të pakënaqur ndaj kanë vendosur të protestojnë publikisht mbi shqetësimin e tyre dhe veprimet e dyshimta të grupit hetimor.

Pallati 12 katësh me nr.8 ndodhet në lagjen 5 të Durrësit, një nga lagjet e dëmtuara nga tërmeti. Objekti ka pësuar devijim të rëndë, megjithatë ai është klasifikuar me një nivel dëmesh DS2 dhe shënuar me të verdhë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Për banorët është absurd dhe fakti që pa u përcaktuar konkretisht se çfarë do të ndodhë me pallatin e tyre të anuar mbi 40 cm u kërkohet që të apliojnë online në programin e rindërtimit “Shtëpia ime”.

Marrë nga Top Channel 

(a.m/dosja.al)

Shto Koment