Bota

“Piloti na tha…”, I mbijetuari nga rrëzimi i avionit në Pakistan: Gjithçka çfarë pashë ishte tym dhe zjarr, motori i avionit kishte pësuar një defekt (FOTO+VIDEO)

Pas daljes me vështirësi nga rrënojat, i mbijetuari më pas është dërguar me urgjencë në spital.
Featured image of article: “Piloti na tha…”, I mbijetuari nga rrëzimi i avionit në Pakistan: Gjithçka çfarë pashë ishte tym dhe zjarr, motori i avionit kishte pësuar një defekt (FOTO+VIDEO) 37-vjeçari Mohammad Zubair.

PAKISTAN– Një ditë më parë një avion u rrëzua tragjikisht mbi banesat në një lagje të qytetit Karaçi, në Pakistan, duke iu marrë jetën 97 personave. Nga 99 prej tyre 97 humbën jetën, ndërsa dy persona arritën t’i shpëtojnë këtij aksidenti të frikshëm.

Një nga pasagjerët e mbijetuar ëshëtë 37-vjeçari Mohammad Zubair, i cili teksa është pyetur se çfarë pa në momentin e rrëzimit të avionit, ai tha se ka parë vetëm tym dhe zjarr.

“Motori i avionit kishte pësuar një defekt. Ulja do jetë problematike tha piloti. Pashë shumë tym dhe zjarr. Dëgjoja njerëz duke qarë, fëmijë duke qarë.”– është shprehur ai.

Pamja e avionit me shenja te zeza ne vendin ku qendrojne motoret.

Pas daljes me vështirësi nga rrënojat më pas është dërguar me urgjencë në spital.
Ndërkohë është publikuar edhe një rregjistrim mes kullës së trafikut dhe pilotit, ku ky i fundit ka tentuar dy herë të ulet.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Po kthehemi mbrapa zotëri, motorët kanë rënë.”- ka thënë piloti.
Për 12 sekonda piloti kishte bërë një thirrje urgjente: Mayday, mayday, mayday dhe lidhja është ndërpre.

Burimi: Theguardian

A.C/Dosja.al

Shto Koment