Bota

Tragjedia në Pakistan/ Pamjet e trishta, çfarë mbeti pas rrëzimit të avionit në Karaçi (FOTOT)

Në disa foto të bëra virale në mediat e huaja shihen qartë dëmet e mëdha që u krijuan në lagjen ku avioni u rrëzua.

PAKISTAN– Pas rrëzimit tragjik të avionit një ditë më parë në Paksitan, gjetën vdekjen të paktën  99 persona ndërkohë që në bord gjendeshin 107 njerëz. Avioni është rrëzuar mbi banesat e qytetit Karaçi vetëm një minutë para uljes së planifikuar në aeroport duke shkaktuar një tragjedi.

Në disa foto të bëra virale në mediat e huaja shihen qartë dëmet e mëdha që u krijuan në lagjen ku avioni u rrëzua.

Njerëz të cilëve u ishte djegur trupi, të plagosur e  të mbuluar në gjak, pamjet pas rrëzimit të avionit në Pakistan janë të dhimbshme, njësoj si avioni ukrainas “Boeing-737”  në Iran, pavarësisht se ai ishte një rrëzim si shkak i një sulmi dhe rasti në Pakistan ishte problem teknik i avionit.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: Dailymail 

A.C/Dosja.al

Shto Koment