Aktualitet

“Jam ushtari jot”/ Kush është Pajtim Aga që ra sot në prangat e policisë, vëllai i shefit të policisë së Dibrës që i bindej Tahirit, para dy vitesh i rrëmbyen të birin (Historia)

Robert Aga është një nga personazhet kryesorë të raundit të tretë të përgjimeve të publikuara nga media gjermane “BILD”, teksa dëgjohet të fliste me ish-ministrin Damian Gjiknuri, Xhemal Qefalinë, Ulsi Manjën dhe Saimir Tahirin.
Featured image of article: “Jam ushtari jot”/ Kush është Pajtim Aga që ra sot në prangat e policisë, vëllai i shefit të policisë së Dibrës që i bindej Tahirit, para dy vitesh i rrëmbyen të birin (Historia) Saimir Tahiri, Pajtim Aga dhe Robert Aga
Përditësuar:

TIRANË– Pajtim Aga është një nga të arrestuarit e sotëm gjatë një aksioni policor që u zhvillua në katër qytete. Dosja.al mëson se Aga është vëllai i shefit të policisë së Dibres, Robert Agës, dhe ky i fundit është një emër mjaft i njohur për publikun shqiptar.

Robert Aga është një nga personazhet kryesorë të raundit të tretë të përgjimeve të publikuara nga media gjermane “BILD”, teksa dëgjohet të fliste me ish-ministrin Damian Gjiknuri, Xhemal Qefalinë, Ulsi Manjën dhe Saimir Tahirin. Këtij të fundit, Aga i bindej me shprehjen: Jam ushtari jot!

Ndërsa vëllai i tij, Pajtim Aga njihet si biznesmen në qarkun e Dibrës, ku prej disa vitesh ka hapur një televizion kabllor. Por kjo nuk është hera e parë që Pajtim Aga bie në pranga. Në 25 shtator 2016, Pajtim Aga u arrestua nga Policia e Lezhës pasi iu gjetën 320 gramë kokainë, pikërisht 10 ditë pas telefonatës së ‘famshme’ që Robert Aga kishte shkëmbyer me ish-ministrin Tahiri. Dy vite më vonë, në 2018-n, Aga humbi edhe të birin, Mateon. 21-vjeçari u zhduk pa lënë gjurmë nga Maqellara dhe familjarët pretenduan se mund të jetë rrëmbyer.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pajtim Aga ishte një nga gjashtë të arrestuarit e sotëm gjatë një aksioni policor. Gjatë operacionit u sekuestruan 60 kilogramë drogë në formë çokollate. Të arrestuarit e tjerë janë Sh.M, E.R, D.M, ndërsa në Gjirokastër u kap çifti Marsida Piperi dhe bashkëjetuesi i saj Fatjon Deda me 7 pako drogë në formë çokollate.

(f.m/dosja.al)

Shto Koment