Kuriozitete

‘Pacienti zero’, Historitë e keqkuptuara se si përhapet sëmundja

Pacienti zero është një keq interpretrim i shkronjës "O" si një zero në referim të një pacienti me HIV në fillim të viteve 1980, lindi edhe termi provokues "pacienti zero". Ajo shkaktoi një valë ngjarjesh në të cilat pacienti, Gaëtan Dugas, një mjek i linjës kanadeze, u fajësua gabimisht për përhapjen e virusit në Shtetet e Bashkuara.
Featured image of article: ‘Pacienti zero’, Historitë e keqkuptuara se si përhapet sëmundja Mary Mallon

TIRANË– Dekada më parë, para se të bëhej hulumtimi i botur në revistën Nature, me emrin  “Dugas”, sigurohen prova të forta se virusi doli në Shtetet e Bashkuara nga një epidemi para-ekzistuese në Karaibe rreth vitit 1970.

Termi “pacienti zero” vazhdon të jetojë dhe vazhdon të krijojë konfuzion dhe kuriozitet edhe në ditët e sotme se si përhapet sëmundja.

“Zero është një fjalë e guximshme,” tha Richard McKay, një historian në Universitetin e Kembrixhit në Angli dhe një bashkautor i studimit që u publikua në revistën Natura. Mund të thotë asgjë, por gjithashtu mund të nënkuptojë fillimin absolut.

“Pacienti zero” është përdorur shpesh për të përshkruar rastet e para të dokumentuara të një sëmundjeje të vërejtur ose raportuar tek zyrtarët shëndetësorë.

“Shumë shkencëtarë dhe zyrtarë të shëndetit publik e kanë të vështirë për të identifikuar ata pacientë dhe për të shmangur krejtësisht termin ” pacienti zero.”– tha Thomas Friedrich, një profesor i asociuar i shkencave patobiologjike në Universitetin e Wisconsin-Madison.

Identifikimi i një personi si pacienti zero, nga njëra anë mund të japë një përshtypje të pasaktë se si sëmundja shfaqet në radhë të parë dhe, nga ana tjetër, sesi dikush duhet të fajësohet për këtë shpërthim, kur kjo nuk është me të vërtetë e përshtatshme. Sidoqoftë, është e rëndësishme shkencërisht dhe njerëzit dhe shëndeti publik të kuptojnë rastet e përhapjes në mënyrë që të dimë se si sëmundjet po vijnë në një komunitet dhe si të ndalojmë përhapjen e tyre.”- tha Friedrich

Disa shkencëtarë argumentojnë se është po aq e rëndësishme për të analizuar rastet parësore të personit ose kafshës që së pari sjell një bakter ose virus në një popullatë. Për shumë pandemi të sëmundjeve infektive, çështja kryesore nuk do të dihet kurrë, tha Dr. Ian Lipkin, profesor i epidemiologjisë dhe drejtor i Qendrës për Infeksion dhe Imunitet në Universitetin Columbia në New York.

“Nuk është e pazakontë që agjentët infektues të depërtojnë në mjedis për vite apo edhe dekada pa u zbuluar.”- tha Lipkin, duke shtuar se një agjent mund të prek tek popullatat në më shumë se vetëm një person.

Dhe edhe pasi një agjent infektiv të kalojë tek njerëzit, disa njerëz janë më të aftë ta përhapin atë se të tjerët, vuri në dukje ai.

“Kështu që mund të ketë më shumë kuptim të flasim për sa i përket super shpërndarësve sesa pacientit zero. Super-përhapësit mund të udhëtojnë ose të përfshihen në lloje të caktuara sjelljesh, që rezultojnë në transmetim te një numër i madh njerëzish.”- tha Lipkin.

Për shembull, edhe pse Dugas nuk ishte pacienti zero i “HIV”, ai sërish mund të ketë ndikuar si një super-përhapës, shpjegoi Lipkin.

A e përhapi vërtet tifon Mary Mallon?!

Një nga shembujt e parë të njohur të super-përhapjes,  ishte Mary Mallon.

Ajo u bë e njohur si Typhoid Mary, tha Dr. Richard Stein, një shkencëtar hulumtues në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Nju Jorkut dhe profesor në Universitetin e Neë Yorkut, i cili shkroi librin “Super-Përhapja në Sëmundjet Infektive”.

“Ende nuk jam i sigurt nëse ajo ishte vetëm një super-përhapëse apo nëse ajo ishte gjithashtu një super-infektuse ose ndoshta  të dyja.”- tha Stein.

Mallon, një kuzhiniere me origjinë nga Irlanda, u shfaq e shëndetshëm ndërsa përgatiti ushqim për familjet për të cilat puunonte në fillim të viteve 1900 në New York. Menjëherë pasi u shërbyen ushqimet e saj, anëtarët e familjeve ku ajo punonte u prekën nga sëmundja ngjitëse tifo, një sëmundje kërcënuese për jetën e shkaktuar nga bakteri “Salmonella typhi”.

Sa më shumë ajo punonte përhapte sëmundjen, Mallon shpejt u identifikua si “pacienti zero”, edhe pse ajo kurrë nuk kishte simptoma.

Ekzistojnë këta individë, si të ashtuquajturat “Typhoid Mary”, të cilët për një arsye ose një tjetër mund të infektohen me një patogjen dhe të mos kenë ato simptoma të shumta, por mund ta derdhin atë patogjen në një mënyrë që e bëjnë atë infektues për njerëzit e tjerë.”- tha Friedrich .

Mallon u detyrua të futej në karantinë në dy raste për gjithsej 26 vjet, gjatë së cilës ajo paditi pa sukses departamentin e shëndetit në Neë York, duke thënë se nuk ndjehej e sëmurë dhe prandaj nuk mund të infektonte njerëz të tjerë. Ajo vdiq në 1938.

Askush nuk e di nëse Mallon ishte pacienti i vërtetë zero në rastin e tifos apo thjesht një super-përhapëse. Në fund të fundit, emërtimi i një pacienti zero mbetet ende i ndërlikuar.

Unë as nuk mund të mendoj për një kohë kur ne kemi njohur vërtet një rast të tillë.”- tha Dr. Bertram Jacobs, drejtor dhe profesor i virologjisë në Universitetin Shtetëror të Arizonës. Më e afërta që mund të themi është ndoshta epidemia e SARS, tha ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Përhapja e SARS

Shkencëtarët kanë gjurmuar një ngjarje serioze të përhapur gjatë shpërthimit global të SARS në 2003.  Që nisi nga një mjek dhe për një natë u përhap në një hotel në Hong Kong, sipas një buletini të Organizatës Botërore të Shëndetit (PDF).

Dr Liu Jianlun, një mjek 64-vjeçar nga provinca Guangdong e Kinës jugore, ishte i sëmurë gjatë qëndrimit në hotel dhe mund të ketë transferuar virusin te të paktën 16 persona të tjerë që qëndronin në të njëjtin kat, sipas buletinit. Rastësisht, Liu qëndroi në dhomën 911 në katin e nëntë të Hotel “Metropole.”

“Ju nuk do ta quani ‘pacientin zero’, por nëse e konsideroni ndikimin e tij për sa i përket shpërthimit, ai ishte kritik në përhapjen e sëmundjes.”-tha Lipkin, i cili mori çmimin Ndërkombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë për Bashkëpunim këtë vit duke ndihmuar OBSH dhe Republikën Popullore të Kinës gjatë kulmin e shpërthimit të SARS.

“Contagion” në jetën reale

SARS besohet se ka origjinën nga lakuriqët e natës dhe më pas është përhapur te kafshët e tjera, siç janë macet dhe minjtë, përpara se të infektonin njerëzit në Kinë, sipas OBSH.

“Në procesin e përshtatjes nga një specie në tjetrën, ju përhapni sëmundjen.”- tha Lipkin, i cili shërbeu si këshilltar i lartë teknik gjatë prodhimit të një thriller të vitit 2011 “Contagion“. Disa nga skenat në film pasqyrojnë kujtimet e tij për Pekinin kur ai ndihmoi në menaxhimin e shpërthimit të SARS, tha Lipkin.

Rreth 60% e të gjitha sëmundjeve infektive njerëzore ekzistuese janë zoonotike, tha Stein, shkencëtari i kërkimit në Universitetin e Nju Jorkut. Me fjalë të tjera, ka shumë mikroorganizma në natyrë që infektojnë kafshët, dhe disa nga këta të njëjtë mikroorganizma infektojnë dhe njerëzit.

“Ishte parashikuar që deri në vitin 2020, rreth 10 deri në 40 viruse të reja mund të shfaqeshin te njerëzit.”- tha Stein, duke cituar një studim të vitit 2008 të botuar në revistën “Proceedings of the Royal Society B”.

Një djalë që mbijetoi nga gripi i derrit

Gripi H1N1 u shfaq te njerëzit për të shkaktuar një pandemi në 1918, tha Friedrich, dhe më pas një pandemi e ngjashme goditi botën në 2009. Besohet se, duke çuar deri në pandeminë e vitit 2009, derrat u infektuan me disa viruse të ndryshme.

“Përhapja që rezulton shërben si një shembull se si viruse të reja të gripit mund të hyjnë në popullatën njerëzore, tha Friedrich. “Për H1N1 më të fundit, me sa duket duket ka ardhur nga derrat, (edhe pse) ato janë përfundimisht viruse të shpendëve.”-tha Friedrich.

Emile dhe Ebola

Një virus i njohur për një kohë të gjatë që kalon në mënyrë agresive nga njeriu në njeri, si një piton në një garë të rrezikshme, është Ebola.

Ebola mund të futet në popullatën njerëzore përmes kontaktit të ngushtë me gjakun, sekrecionet, organet dhe lëngjet e tjera trupore të kafshëve të infektuara, të tillë si majmunët apo edhe antilopat, sipas OBSH.

Një djalë 2-vjeçar ishte rasti i parë i dyshuar i shpërthimit të fundit të Ebolës, duke sugjeruar se ekzistonte një “marrje e vetme e virusit në popullatë”, sipas një studimi të botuar në New England Journal of Medicine në 2014.

Koronavirusi është një kërcënim për të gjithë botën. Në rang global kanë humbur jetën deri më tani 7,174 persona dhe të infektuar janë 182,742 të tjerë, por 79,8836 persona kanë fituar betejën me koronavirusin. Virusi po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën nga Azia në Evropë, Lindjen e Mesme dhe tani është edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Italia ngelet një nga vendet më të prekura, pasi aty numri i personave që kanë humbur jetën ka shkuar në 2503. Ndërsa në Shqipëri janë infektuar 51 persona dhe një prej tyre ka humbur jetën.

Përshtatur nga  CNN

A.C/Dosja.al

Shto Koment