Aktualitet

Tragjedia e familjes Tola në Bulqizë, shtohet pista e re e hetimeve. Në banesë gjendet një shishe me pesticide

Kanë qenë  familjarët që gjetën pas dy ditësh nga tragjedia, një shishe e cila mbante pesticide për bimët. Dyshohet që 3 personat mund të jenë helmuar nga ky pesticid, ndërkohë shishja është dërguar për  ekzaminim në laborator.
Featured image of article: Tragjedia e familjes Tola në Bulqizë, shtohet pista e re e hetimeve. Në banesë gjendet një shishe me pesticide Pamje nga banesa e familjes Tola

BULQIZË– Detaje të reja janë zbuluar dy ditë pas ngjarjes tragjike në Ostren të Bulqizës, ku në rrethana ende të paqarta nëna dhe dy fëmijët e saj u gjetën të pajetë në banesë. Vetëm vajza e vogël e familjes Tola ka mundur të shpëtojë, por ende nuk dihet shkaku i vërtetë i vdekjes së tyre. Deri më sot është thënë se Rajmonda Tola dhe dy fëmijët e saj Rudina e Fatjoni mund të kenë vdekur nga rrjedhja e gazit, por dëshmia e re e familjarëve ka hedhur poshtë versionin  e parë.

Familjarët kanë thënë se në njërën nga dhomat e shtëpisë, përveç pjatës me supë që u gjet në tavolinë më 14 shkurt, është gjetur dhe një shishe 50 gramëshe , e mbështjellë me letër ditën e sotme. Në këtë shishe në cilën nuk dihet se çfarë ka pasur brenda, kundërmonte një erë e rëndë, që ngjante me një lloj pesticidi që përdorej për patatet. Menjëherë pas gjetjes së kësaj prove, shishja është dërguar në laborator. Tashmë është Merita, vajza e vogël e famijes Tola që i mbijetoi vdekjes, e vetmja që mund të tregojë ç’ka ndodhur mbrëmjen e 13 shkurtit në shtëpinë e tyre. Ndërkohë Merita ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ngjarja e rëndë ka ndodhur më 14 shkurt në Bulqizë, ku nëna me dy fëmijët e saj janë helmuar nga gazi i një bombole gjatë natës. 40-vjeçarja është identifikuar si Rajmonda Tola, ndërsa fëmijët si Rudina, Fatjon dhe Merita. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, kryefamiljari nuk ndodhej në banesë pasi punonte në Greqi. Sipas policisë tragjedia e trefishtë në Ostren u shkaktua si pasojë e asfiksisë nga rrjedhja e gazit, ndërsa mjeku i zonës nuk përjashton as mundësinë që familja të jetë helmuar nga ushqimi. Ai u shpreh se bombola ndodhej jashtë shtëpisë.

A.C/Dosja.al 

Shto Koment