Aktualitet

OSHEE sqaron qytetarët pas protestës në Fier: Ja si do të kompensohen nëse janë mbifaturuar

Sipas njoftimit të OSHEE, në drejtorinë rajonale të OSHEE Fier nuk ka asnjë ankesë për mbifaturim.
Featured image of article: OSHEE sqaron qytetarët pas protestës në Fier: Ja si do të kompensohen nëse janë mbifaturuar Foto ilustruese

FIER- Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka reaguar pas protestës së sotme ne Povelcë të Fierit. Në një njoftim të bërë publik OSHEE, sqaron se: “Banorëve u është thënë se nuk do të ketë më matësa induktivë ndaj faturimi për periudhën e vendosjes së matësit do të jetë faturë referuese, e cila në muajt në vazhdim do të sistemohet nëse u është vendosur më shumë sesa kanë konsumuar realisht”.

Sipas njoftimit të OSHEE, në drejtorinë rajonale të OSHEE Fier nuk ka asnjë ankesë për mbifaturim.

NJOFTIMI I PLOTË I OSHEE:

Sqarim për vendosjen e matësave elektronik, projekt i #OSHEE dhe BB

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Lidhur me protestën e sotme ne Povelcë të #Fierit e organizuar nga dega PD, sqarojmë se:

Në bazë të projektit të BB në qarkun e Fierit sikurse dhe në disa qarqe të vendit po instalohen matësit e rinj elektronikë. Në Fier janë përllogaritur 6 mijë matësa, ndërsa në Povelcë rreth 100. Aktualisht janë vendosur rreth 4 mijë matësa në këtë qark. Banorëve u është thënë se nuk do të ketë më matësa induktivë ndaj faturimi për periudhën e vendosjes së matësit do të jetë faturë referuese, e cila në muajt në vazhdim do të sistemohet nëse u është vendosur më shumë sesa kanë konsumuar realisht. Zyrtarisht në drejtorinë rajonale të OSHEE Fier nuk ka asnjë ankesë për mbifaturim.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment