Aktualitet

Punonjësit në Mallakastër stakuan energjinë elektrike/ OSHEE: Nuk lajmëruan, një sërë fshatrash pa drita, bëmë kallëzim penal ndaj tyre

  • Punonjësit në Mallakastër në protestë, stakojnë pompat e ujit dhe energjisë elektrike, 27 muaj pa marrë pagat
  • Në njoftimin e OSHEE, thuhet se  ky veprim është i paligjshëm dhe si pasojë e stakimit të energjisë, kanë mbetur pa energji një sërë fshatrash.
    Featured image of article: Punonjësit në Mallakastër stakuan energjinë elektrike/ OSHEE: Nuk lajmëruan, një sërë fshatrash pa drita, bëmë kallëzim penal ndaj tyre Foto ilustruese

    MALLAKASTËR– OSHEE ka reaguar, lidhur me ndërprerjen e energjisë nga punonjësit e stacionit të pompimit të ujësjellësit dhe elektrik në Poçem. Në njoftimin e OSHEE, thuhet se ky veprim është i paligjshëm dhe si pasojë e stakimit të energjisë, kanë mbetur pa energji një sërë fshatrash. OSHEE ka bërë kallëzim penal në organet kompetente.

    REAGIMI I PLOTË I OSHEE:

    Ju vëmë në djeni se sot në orën 08:30 është stakuar pa lajmërim dhe në mënyrë të paligjshme NST Poçem 35/6kV asset i Rafinerisë Ballsh ish-#ARMO (shoqëri private Bylis Energy) nga punonjesit e kësaj shoqërie.Si pasojë e stakimit të energjisë, kanë mbetur pa energji 4 linja 6kV të rrjetit shpërndarës të #OSSH, të cilët furnizojnë konsumatorët, objektet e rëndësisë së veccantë si Ujësjellësi i qytetit Ballsh, objekte të prodhim shfrytëzimit të Naftës të zonës përrreth, popullatën e zonës si fshatrat Drizar, Kremenar, Kapaj, Selic, Gjerbes, Selic, Ceril, Fratar, Minaz, Kadurov, Bejar, Malas, fshatrat: Drizar, Kud, Corush, Fshati Freskia-Kabina Lamce,Fshatra: Klos, Hekal, Molaj dhe Poçem.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Pa energji elektrike aktualisht janë 2784 abonentë rurale, gjithashtu dhe fiderat të cilet furnizojnë puset e naftës në rafineri. Ky veprim bie ndesh me ligjin e energjisë elektrike 43/2015 dhe akteve nënligjore të saj, kodin e shpërndarjes dhe rregulloren e shfrytëzimit të pajisjeve dhe impianteve elektrike pasi ka cënuar aktivitetet e rëndësishme të sektorëve strategjikë të shoqërisë OSHEE. Shoqeria OSHEE Group Sh.A e përfaqësuar në terren nga Drejtoria Rajonale Fier ka bërë kallëzim në organet kompetente si një veprim që cënon integritetin e sistemit shpërndarës të energjisë elektrike në Rajonin Fier.

    (a.m/dosja.al)

    Shto Koment