Showbiz

U kap me hashash në Audin luksoz, Oriola Marashi ndjek me kërshëri Ramën, me frikë se është pjesë e KÇK-së

Oriola Marashi ka treguar mbrëmjen e djeshme, se po ndjek me kërshëri emisionin "Opinion", ku i ftuar ishte Edi Rama.
Featured image of article: U kap me hashash në Audin luksoz, Oriola Marashi ndjek me kërshëri Ramën, me frikë se është pjesë e KÇK-së Kryeministri Edi Rama dhe modelja, Oriola Marashi.

TIRANË– Modelja Oriola Marashi ka dashur të ndajë me ndjekësit emisionin e preferuar për mbrëmjen e djeshme. Ajo ka publikuar një foto nga televizori i saj, që gjendet në stacionin Klan Tv, ndërsa transmetohet “Opinion”, ku i ftuar ishte kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Postimi i Oriola Marashit.

Mbrëmjen e djeshme një ndër temat më të diskutuara në emisionin “Opinion”, ndërsa i ftuar ishte kryeministri i vendit, ishte dhe e paketa “Anti KÇK”. Mesa duket kjo temë i ka interesuar modeles seksi, që pak ditë më parë u kap me hashash në Audin luksoz.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Tre ditë më parë, Gazeta Si bëri publik lajmin se modelja Oriola Marashi ishte arrestuar pasi në makinën me të cilën udhëtonte, të llojit “Audi” i ishin gjetur 1.9 gramë kanabis. Në momentin e ndalimit, Marashi ishte me fotografin Juxhin Kurti dhe një person tjetër të identifikuar si E. Krasniqi. Sipas të njëjtave burime, vetë Oriola ka pranuar në polici se është një konsumuese e hashashit prej një viti dhe se dy shokët e saj nuk kishin dijeni për lëndën narkotike që kishte modelja në makinë. Vetë mamaja e modeles kërcënoi mediat në lidhje me këtë lajm me padi, duke u shprehur se ishte një lajm i rremë.

R.L/Dosja.al

Shto Koment