Bota

Njësoj si të plasnin pesë bomba Hiroshima çdo sekondë, ritmi i ngrohjes së oqeaneve është i frikshëm

Sipas një studimi Amerikan i publikuar në revistën shkencore Advances in Atmospher Sciences është dhënë alarmi se temperaturat po ngrihen në mënyrë të ndjeshme dhe me një ritëm si të binin pesë bomba atomike.
Featured image of article: Njësoj si të plasnin pesë bomba Hiroshima çdo sekondë, ritmi i ngrohjes së oqeaneve është i frikshëm Proteste kunder ngrohjes globale
Përditësuar:

SHBA– Ngrohja e oqeaneve ne vitin 2019 ka qenë me lartë se kurrë më parë.  Sipas një studimi Amerikan i publikuar në revistën shkencore Advances in Atmospher Sciences është dhënë alarmi se temperaturat po ngrihen në mënyrë të ndjeshme dhe me një ritëm si të binin pesë bomba atomike.

Temperatura e ujit në oqeane që kanë një sipërfaqe prej 2000 metrash është analizuar nga 14 shkenctarë nga e gjithë bota. Ndërsa një nga drejtuesit e studimit Kevin Trenberth është shprehur se -“Kjo rritje temperaturash vjen për shkak të ndryshimeve klimatike”. Studimi në fjalë demonstroi se përshpejtimi i nxehjes në oqeane është rritur me 450% në dhjetë vitet e fundit krahasuar nga viti 1955 deri në 1986.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(a.k/f.m/dosja.al)

Shto Koment