Bota

Zbulohet dëshmia e re/ Kongresmenja amerikane, Ilhan Omar është martuar me vëllain e saj 

Dailmail ka publikuar  dëshminë e një prej miqve të saj, që zbulon të vërtetën e martesës së Omar, një rast skandal në komunitetin e Somali në Minneapolis.
Featured image of article: Zbulohet dëshmia e re/ Kongresmenja amerikane, Ilhan Omar është martuar me vëllain e saj  Ilhan Abdullahi Omar me vellain e saj

SHBA – Ilhan Abdullahi Omar një politikane amerikane që shërben si Përfaqësuese e ShBA-së për rrethin e Kongresit të 5-të të Minneapolis që prej vitit 2019, është martuar me vëllain e saj dhe ndihet krenare për këtë  gjë.

Sigurisht që në mbarë botën  është dëgjuar shpesh herë që njerëzit martohen me kushërinjtë e tyre, por në këtë rast Ilhan Omar është martuar me vëllain e saj vetëm për dokumetet që ta merrte atë me vete në Amerikë.

Dailmail ka publikuar  dëshminë e një prej miqve të saj, që zbulon të vërtetën e martesës së Omar, një rast skandal në komunitetin e Somali në Minneapolis.

Abdihakim Osman është personi i parë që foli sesi Omar veproi për t’i marrë letrat të vëllait, në mënyrë që të mund të qëndronte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në një kohë që ajo ishte martuar me burrin e saj të parë, Ahmed Hirsi.

“Askush nuk e dinte se kishte pasur një martesë, derisa media tregoi certifikatën e martesës vite më vonë.”– tha 4o-vjeçari Osman, ekskluzivisht për DailyMail.com.

Zbulimet e Osmanit janë të sigurta se do të rinovojnë thirrjet për një hetim mbi përfaqësuesen e studentëve të parë të Minesota, e cili vazhdimisht ka refuzuar t’u përgjigjet pyetjeve në lidhje me martesën e saj me Elmiun.

Ajo fillimisht tha se ideja që bashkëshortët të motër e vëlla ishin ‘thashetheme pa baza, absurde’, duke akuzuar gazetarët për islamofobi, por që prej asaj kohe ajo ka qëndruar e qetë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Zëdhënësi i saj tha për DailyMail.com u shpreh se 37-vjeçarja Omar, nuk bën komente për familjen e saj ose jetën personale.

“Kongresmenja është e përqendruar në punën e saj, zyrtarët e dërguan atë në Uashington për të realizuar punën.” -tha ai.

Omar u martua me burrin e saj të parë Hirsi në vitin 2002 me një ceremoni myslimane, që ashtu si në shumë komunitete ku  jetojnë emigrantët ajo nuk ishte martuar zyrtarisht me burrin e saj. Më pas ajo lindi edhe një vajzë.

Prej kohësh është përfolur se Omeri dhe Elmi janë vëlla dhe motër. Por për shkak të mungesës së dokumenteve në Somalinë e shkatërruar nga lufta, ku të dy kanë lindur nga e njëjta nënë,  prova pozitive e marrëdhënies së tyre nuk është zbuluar kurrë.

Burimi: Dailymail

A.C/Dosja.al

Shto Koment