Politike

Prokurori Olsian Çela takohet me delegacionin e prokurorisë federale të Belgjikës, u diskutua bashkëpunimi i skuadrave të përbashkëta hetimore

Gjatë këtij takimi u vlerësua nevoja për të vazhduar në mënyrë të koordinuar me institucionet përkatëse shkëmbimi i informacionit, si dhe u diskutua përdorimi i formave të veçanta të bashkëpunimit si skuadrat e përbashkëta hetimore. 
Featured image of article: Prokurori Olsian Çela takohet me delegacionin e prokurorisë federale të Belgjikës, u diskutua bashkëpunimi i skuadrave të përbashkëta hetimore Foto nga takimi

TIRANË- Ditën e sotme Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela priti në një takim zyrtar delegacionin e Zyrës së Prokurorisë Federale të Mbretërisë së Belgjikës, të kryesuar nga prokurori federal Frederik Van Leeuë.

Delegacioni ndodhet për një vizitë zyrtare 3-ditore në Shqipëri, në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit mes dy institucioneve nënshkruar në Bruksel më 10.05.2011.

Gjatë këtij takimi u vlerësua nevoja për të vazhduar në mënyrë të koordinuar me institucionet përkatëse shkëmbimi i informacionit, si dhe u diskutua përdorimi i formave të veçanta të bashkëpunimit si skuadrat e përbashkëta hetimore.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Delegacioni belg përfaqësohet në këtë vizitë zyrtare pranë institucionit të Prokurorisë së Përgjithshme nga Prokurori Federal z. Frederic Van Leeuë, Zëvendës Prokurori Federal z. Eric Bisschop si dhe magjistratë federalë dhe ekspertë ligjorë.

Në kuadër të vizitës në Tiranë, delegacioni i Zyrës së Prokurorisë Federale të Mbretërisë së Belgjikës do të zhvillojë takime me Ministren e Drejtësisë Znj. Etilda Gjonaj, Kryetarin e Këshillit të Lartë të Prokurorisë z. Gent Ibrahimi dhe Drejtuesin e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Arben Kraja.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment