Showbiz

Dikur miq shumë të mirë, sherr mes Olsi Bylykut dhe Lorenc Hasramës? Këngëtari rrëfehet: Gjërat kanë ardhur vetë…

Krisje në marrëdhënien mes Olsi Bylykut dhe Lorenc Hasramës? Këngëtari e mohon këtë thashethem.
Featured image of article: Dikur miq shumë të mirë, sherr mes Olsi Bylykut dhe Lorenc Hasramës? Këngëtari rrëfehet: Gjërat kanë ardhur vetë… Aktori, Olsi Bylyku dhe këngëtari, Lorenc Hasrama.

TIRANË– Aktori i humorit, Olsi Bylyku dhe Lorenc Hasrama, përveçse janë shokë shumë të mirë, i kemi parë dhe në disa bashkëpunime muzikore. Por, kohët e fundit sikur ka një pauzë mes të dyve, dhe nuk kanë bërë asnjë duet të ri. E gjitha kjo ka nxitur dyshime se mes dy shokëve ka pasur një sherr dhe i kanë shkëputur marrëdhëniet.

I ftuar në emisionin e pasdites në Vizion Plus, Evi Reçi nuk ka nguruar të pyesë këngëtarin Hasrama për zërat që qarkullojnë lart e poshtë. Lorenci e ka mohuar këtë fakt, duke treguar që pavarësisht se nuk ka pasur bashkëpunime të momentit, vazhdojnë mbeten miq shumë të mirë.

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 “Qëparë isha duke folur një orë e gjysmë në telefon. Jo, jo nuk është e vërtetë,thjesht njerëzit në Shqipëri fillojnë të profilizojnë në diçka dhe janë mësuar të na shohin bashkë.Nuk ka absolutisht asgjë të keqe. Ne nuk jemi bërë bashkë me idenë që hajde duhet të bëhemi bashkë. Ne kemi patur një material dhe kemi thënë që është ok dhe e kemi nxjerrë, nuk kemi bërë plane. Gjërat kanë ardhur vetë, kështu që nuk është fare e vërtetë”,- është shprehur Lorenc Hasrama.

R.L/Dosja.al

                                                                                             

Shto Koment