Showbiz

I dhuroi të dashurës unazë me gurë të çmuar, Olsi Bylyku i pakursyer tregon se sa ‘shpenzoi’: Mos ia thuaj njeriu, e mora me..

Olsi Bylyku ka treguar se unaza që i dhuroi pak kohë më parë të dashurës së tij Egi, është marrë me anë të reklamave dhe nuk ka paguar para.
Featured image of article: I dhuroi të dashurës unazë me gurë të çmuar, Olsi Bylyku i pakursyer tregon se sa ‘shpenzoi’: Mos ia thuaj njeriu, e mora me.. Olsi Bylyku dhe e dashura e tij, Egli.

TIRANË– Olsi Bylyku dhe e dashura e tij Egi prej kohësh kanë bërë publike historinë e tyre të dashurisë, dhe nuk fshihen më nga publiku. Më të dashuruar se kurrë, çifti ndajnë momentet romantike edhe në rrjete sociale. Disa javë më parë aktori i humorit i dhuroi një unazë me gurë të çmuar partneres së tij.

I ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan”, fëmijët e pyetën Olsi Bylykun për këtë dhuratë. Ai ka treguar se për unazën nuk ka shpenzuar para, pasi e ka përfituar me reklama, nga një argjendari e njohur.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

 

Do ta them por mos ia thuaj njeriu. Unë as nuk jam martuar as nuk jam fejuar, por i mora një unazë për qejf, por se ne artistët kemi një metodë shumë të bukur. I bëjmë një foto argjendarisë e nxjerrim në Instagram, nuk paguajmë asnjë lek. E mora me reklamë”– është shprehur aktori i humorit.

R.L/Dosja.al

Shto Koment