Sociale

Ndotja e ajrit në Shqipëri, OKB-ja veçon ata me probleme me frymëmarrjen si më të rrezikuar

Shqipëria nuk renditet mes vendeve me ndotje në nivele të larta të ajrit. Sipas vlerësimeve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara bëhet e ditur se ajri është i pashëndetshëm për ata persona të cilët cilësohen të ndjeshëm dhe që shfaqin probleme në rrugët e frymëmarrjes.
Featured image of article: Ndotja e ajrit në Shqipëri, OKB-ja veçon ata me probleme me frymëmarrjen si më të rrezikuar
Përditësuar:

TIRANË- Megjithatë në raportin e fundit të OKB cilësohet se qytetarët në rajon janë të ekspozuar në disa nga përqendrimet më të larta të ndotjes së ajrit në Evropë, një nivel rreth 5 herë më i lartë sesa direktiva e Bashkimit Evropian.

Organizata e Kombeve të Bashkuara nxit qeveritë të ndalojnë përdorimin e automjeteve të vjetra, të forcojnë rregulloret mbi emetimet e industrive dhe termocentraleve, duke u fokusuar më tepër në energjinë e pastër.

Termocentralet e qymyrit, makinat e vjetra dhe djegia e drurëve për ngrohje po kontribuojnë  në qarkullimin e një ajri plot toksina qe po na vret në heshtje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Situata problematike dhe alarmante është raportuar edhe në Kosovë, ku një ditë më parë Instituti i shëndetit publik  ftoi qytetarët që të evitojnë daljen e panevojshme.

Marrë nga : Euronews

R.G/Dosja.al

Shto Koment