LIVE UPDATES
Aktualitet

Anti- KÇK nis ‘sulmin’/ DW: Koha për të goditur të ‘paprekshmit’ dhe të ‘fortët’ në Shqipëri

3 Shkurt 2020, 13:26 Nga DOSJA
Anti- KÇK nis ‘sulmin’/ DW: Koha për të goditur

TIRANË- Në Shqipëri fillon aktivitetin në terren të hënën (3.02.2020) “Operacioni Forca e Ligjit”, (OFL) një njësi speciale operacionale e policisë, e angazhuar në zbatimin e një pakete ligjore të sapomiratuar nga qeveria Rama, që synon konfiskimin nga shteti të pasurive të personave të dënuar apo nën hetim për aktivitete kriminale apo terroriste. Në përurimin e kësaj njësie të dielën, (2.02) kryeministri Rama tha, se “erdhi koha të përgjigjen të gjithë ‘të fortët’ dhe ‘të paprekshmit’ e këtij vendi, për të gjitha pasuritë e tyre”.

Paketa ligjore e njohur si Anti KÇK (Anti Kap-ҫfarë të kapësh) dhe e miratuar nga qeveria ditët e fundit me akt normativ, përfshin edhe skanimin e pasurive të gjykatësve dhe prokurorëve, që si pasojë e korrupsionit në radhët e tyre, kanë mundësuar që persona të inkriminuar t’i shpëtojnë drejtësisë.

Zbatimi i saj në praktikë fillon sot pikërisht me gjykatësit dhe prokurorët: ata brenda dy ditëve duhet të plotësojnë një formular për burimin e pasurisë së tyre. OFL do të bashkëpunojë më Strukturën e Posaҫme Anti-Korrupsion, (SPAK) dhe do të ketë një mandat të përkohshëm, deri në fund të këtij viti.

Vettingu dhe paketa ligjore Anti KÇK

Deri më sot gjykatësit dhe prokurorët që nuk përligjin me burime të ligjshme pasuritë e tyre, vettingu i nxjerr jashtë sistemit të drejtësisë, të tjerë japin dorëheqjen pa kaluar vettingun dhe të dyja kategoritë e mësipërme nuk hetohen për pasuritë e tyre. Burime zyrtare thanë për Deutsche Ëellen, se ata mund të hetohen lidhur me burimin e pasurive të papërligjura vetëm në rast se ndaj tyre bëhen denoncime apo ngrihen padi. Kjo pasi vettingu nuk është as Gjykatë e as Prokurori.

Vettingu i gjykatësve dhe prokurorëve vazhdon. Ndërkohë gjykatësit dhe prokurorët, që duke filluar nga dita e sotme, duhet që brenda 48 orëve, të plotësojnë formularët për burimin e pasurisë së tyre, janë ata që punojnë në gjykata dhe Prokurori, që ende nuk e kanë kaluar vettingun, që gëzojnë të drejtën të japin kur të duan dorëheqjen, t’i shmangen vettingut dhe të largohen pa i hyrë gjemb në këmbë, nëse kanë pasuri të paligjshme apo kanë marre vendime në favor të kriminelëve. Këtë situatë synon ta përmbysë paketa ligjore Anti KÇK.

Pasuritë e paligjshme, minojnë shtetin ligjor

SHBA dhe BE e përshëndetën përforcimin e legjislacionit për të goditur më fort krimin e organizuar përmes sekuestrimit të pasurive të paligjshme dhe masave kufizuese ndaj personave të dënuar apo nën hetim për veprimtari kriminale. Ambasada amerikane në Tiranë deklaroi se “SHBA mirëpresin përpjekjet e intensifikuara nga Qeveria e Shqipërisë për të parandaluar krimin e organizuar që të përdorë pasurinë e paligjshme për të minuar themelet e shtetit ligjor”. Delegacioni i BE në Shqipëri, theksoi në median sociale, se “ndjekja e parasë” është vërtetuar si një mënyrë shumë efikase për t’u përballur më konkretisht me organizatat kriminale. Ligji i posaҫëm dhe masat e reja parandaluese për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit shkojnë në këtë drejtim”.

Zëra kritikë – akti normativ antikushtetues 

Akti normativ Anti KÇK ka 39 nene dhe fuqi vepruese deri në 31 dhjetor 2020.  Ndaj tij ka zëra kritikë nga opozita dhe organizatat e të drejtave të njeriut. Opozita jashtë parlamentare e quan një ligj politik dhe antikushtetues. Sipas saj ai dhunon të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës me fuqinë e madhe që i jep Policisë së Shtetit për të sekuestruar pasuri pa vendime gjykate dhe Ministrit të Drejtësisë, në një kohë kur reforma në drejtësi, thekson opozita jashtë parlamentare synon pavarësinë e drejtësisë nga politika. Për 12 organizata të shoqërisë civile, akti normativ shkel kushtetutën. Ato kritikojnë miratimin e tij pa përfshirë në diskutim grupet e interesit.

Sipas Kushtetutës së Shqipërisë një nismë ligjore hyn në fuqi menjëherë përmes një akti normativ dhe votohet më vonë në Parlament, në kushtet e një emergjence. Sipas 12 organizatave të mësipërme nuk ka asnjë sqarim nga qeveria për një situatë të tillë emergjente. Kryeministri Rama tha të dielën, se  Shqipëria është në një „kohë ekstreme, që kërkon masa ekstreme”. Rezultatet e qëndrueshme ndaj krimit të organizuar janë një nga kushtet kryesore të BE ndaj Shqipërisë për hapjen potenciale të negociatave të anëtarësimit në pranverën e sivjetme.

Marrë nga DW 

(a.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ligji special për grupimin e kçk ofl ne shijak ofl ne terren rama prezanton anti kçk ligji special për grupimin e kçk ofl ne shijak ofl ne terren rama prezanton anti kçk

Sondazh

Poll
Aktualitet 3 Shkurt 2020, 11:16

Tiranë– Në dosjen e siguruar nga gazetarja Klodiana Lala për dosjen 339, pjesë e së cilës është edhe laboratori i gjetur në fshatin Brenogë të Hasit, janë zbard...

Aktualitet 3 Shkurt 2020, 09:43

TIRANE- Operacioni Forca e Ligjit bashkë me efektivët e përzgjedhur kanë nisur tashmë punën në kuadër të paketës “anti-KÇK”, ose siç njihet ‘Kap &...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni