LIVE UPDATES
Politike

U ulën në tryezën e dialogut/ Bylykbashi: Opozita s’heq dorë nga rrëzimi i Ramës. Sistemi zgjedhor s’është çështje

14 Janar 2020, 19:24 Nga DOSJA
U ulën në tryezën e dialogut/ Bylykbashi: Opozita s’heq

TIRANË-Me Edi Ramën zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri nuk ka”. Për këtë opozita është e bindur megjithëse sot mes palëve është arritur një marrëveshje për reformën zgjedhore”. I mandatuari i Partisë Demokratike për reformën zgjedhore, ish-deputeti Oerd Bylykbashi ka shpjeguar sot në studion e Neqs24, në rubrikën “Opinion” se çfarë synon opozita.

Bylykbashi tha se nuk është hequr dorë nga largimi i kryeministrit Edi Rama, pasi me të nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme por synohet fillimisht mbyllja e procesit të reformës. Ndërkohë ai ka shpjeguar edhe arsyet se përse PD nuk është për ndryshimin e sistemit zgjedhor, një pikë tjetër takimi me maxhorancën por theksoi se kjo çështje kërkon një diskutim të gjerë brenda partisë. Sipas tij, çështja e sistemit nuk është rekomandim i ODIHR.

Çfarë do të ndryshojë konkretisht, si do të luftohet se tani problemi kryesor është tek shitblerja e votës, para procesit? Duket sikur palët i kanë gjetur kleçkat teknike se si të mos…se përpara vidhej vota në tavolinë, komisionerëve kur numërohej, tani duket se këto janë përmirësuar. Frika është tek ajo që ndodh para se personi të shkojë të votojë, duke futur influencën e krimit, të parave, të vendeve të punës e gjithë këtë. Si mund të luftohet kjo?

Reforma zgjedhore synon pikërisht këtë, vendosjen e garancive apo atyre dispozitave të cilat do ta frenojnë, në mos do ta shkulin krejtësisht problematikën.

Po si? Cila është mënyra?

Nëse do të shpresonim që të kishim një zgjidhje me një mënyrë të vetme të shitblerjes së votës, është e pamundur. Është tashmë, për fat të keq është kaq shumë e përhapur sidomos në partinë në pushtet është bërë mekanizëm, kështu që kërkon që Prokuroria të bëjë punën e vet dhe prokuroria nuk ka ndëshkuar asnjë njeri. Keni dy dosjet e famshme, ne nuk kemi asnjë të dënuar. Madje ndarja e dosjes 339 në dy pjesë ka bërë që të heqë atë element…psh në Itali e njëjta dosje e pandarë do të përbënte nivelin e organizatës së tipit mafioz, ndërkohë do duhet të rregullosh policinë. Policia e ka lejuar terrenin plotësisht të lirë. Përveçse bën fushatë për qeverinë ia ka lejuar krimit, mundet që nëpërmjet votimit elektronik në procesin zgjedhor redukton, jo shuhet mundësia për të blerë votën. Nëpërmjet rritjes së transparencës së financimit të partive politike reduktohen hapësirat që paraja kriminale të futet në proces, pra është një qasje me shumë pika për të trajtuar një problem që është problemi i vetëm tmerrësisht i rrezikshëm. Por nuk është vetëm ky. Janë rregullat që duhen vendosur se si të bllokohet qeveria nga presioni mbi administratën publike, që mos të detyrohen të dalin për të bërë numrin e pjesëmarrjes në votim. Ju e dini këtë që të paktën 5 zona numërimi në Republikën e Shqipërisë, 2 në Tiranë, 1 në Durrës, një në Shkodër e 1 në Elbasan, i kemi hapur, i kemi numëruar nga kamerat, rezulton që nëse historikisht kanë pasur votën e pavlefshme 2%, kësaj radhe e kanë pasur 10-12%. Në 2019, më 30 qershor. Që do të thotë punonjësit e administratës janë detyruar të shkojnë të votojnë dhe më pas ua ka prishur votën.

Si mund të detyrohet që mos ta bëjë presionin?

Ka një rekomandim shumë të fortë të ODIHR. Ata shkojnë aq larg sa që thonë të ngrihet një institucion i pavarur që të godasë këtë çështje. Se si, ne do të bëjmë propozimet tona për mekanizmat. Përsëri nuk është një mekanizëm i vetëm. Kërkon përsëri prokurorinë në lojë, kërkon përsëri policinë, kërkon reduktimin e hapësirave për abuzim me administratën shtetërore por kemi dhe një gjë parasysh. Për herë të parë OSBE/ODIHR shkruan një rekomandim që thohet duhet të depolitizohet administrata publike. Pra, ai tam-tami i madh i Edi Ramës edhe me disa ndërkombëtarë që thonë që reforma në administratën publike ishte sukses, rezulton një dështim skandaloz por me pasoja për zgjedhjet. Sepse administrata e politizuar përdoret më pas për të prodhuar vota për qeverinë dhe kjo është në kundërshtim me standardet e OSBE-së.

Kjo ka ndodhur gjithmonë, si do hiqet kjo?

Atëherë po ju them këtë. Në vitin 2007, OSBE-ODIHR thotë që qeveria nuk ndërhyri në proces. Mbyllet historia. Në 2007 ka qenë kryeministër Sali Berisha.Problemi i pjesëmarrjes sigurisht që ka qenë gjithmonë problem. Sigurisht që ka drejtues administrate që për t’u dukur të suksesshëm bëjnë edhe këtë. Përdorimi sistematik është ai që ka bërë që ta çojë në rekomandim prioritar. Tani ma shpjegoni mua pse duhet të dalë rekomandim prioritar absolut në 2019 presioni mbi administratën publike kur nuk kishte kundërshtarë përballë. Ashtu siç nuk shpjegoni dot pse edhe pa kundërshtarë Edi Rama kur emëron kryetarët e bashkisë, i emëron kriminelë. Askush as e kupton e as e pranon këtë si të gjithë shqiptarët. Por ama është shumë e thjeshtë, kur Edi Ramës i lë dorë të lirë, pra ai sheh se ka fushën bosh përpara kthehet tek pakti i tij fillestar në 2013, marrëveshja me krimin. I vendos përsëri edhe pse kemi ligjin e dekriminalizimit që është më i ashpri së paku në Evropë. Edhe këtë përsëri e thyen.

Çështja kryesore e opozitës për të cilën sakrifikoi edhe prezencën në parlament dhe gjithë historia që vijoi pas djegies së mandateve ka qenë zgjedhje pa Ramën kryeministër. Tani që jemi në këtë fazë, që kemi këtë tryezë, këtë konsensus bie edhe ky kusht apo…?

Absolutisht jo!

Si do ta arrini atëherë?

Problemet kryesore sot në raport me procesin zgjedhor janë probleme që janë jashtë kodit zgjedhor, shumica dërrmuese, problemet e mëdha. Kush? Policia e shtetit, manipulimi me listat, abuzimi me burimet shtetërore, shitblerja e votës, senimi i sekretit të votës, cenimi i lirisë së votës. Një pjesë e mirë e këtyre janë vepër penale në kodin zgjedhor, madje dhe vepër korrupsioni. Shitblerja e votës është vepër korrupsioni duhet ta ndjekë SPAK. Kur e kemi bërë? Në 2017-ën. Çfarë bëri në 2017-ën? Bleu vota përsëri. Pra, edhe firmos marrëveshje edhe ndryshon kodin penal për këtë gjë dhe në fund ç’bën, përsëri blen. Pse? Sepse është i bindur që prokurorinë e ka në xhep. Prokuroria nuk bën asgjë. Atëherë ne duke e ditur që e keqja e gjithë kësaj historie nuk janë nene që mungojnë, ky kod zgjedhor i ka prodhuar fitoren, kështu siç është sot, i pa amenduar, prodhoi fitoren në 2013 për PS-në. Mos mendoni ju që në reformën e 2012-ës, bëmë reformë që të fitonte PS-ja? Absolutisht jo, ne luftonim për të fituar vetë por me rregulla të barabarta loje. Tani kemi një kryeministër që nuk pyet për kod zgjedhor, nuk pyet për ligj dekriminalizimi, nuk pyet për kushtetutë, ka vrarë sistemin gjyqësor, ndihet i pakontrollueshëm e për rrjedhojë mendoni që ky do të garantojë që do të frenojë veten nga ky pasioni prej piromani.

Atëherë si do e arrini?

Do i lidhim duart dhe Edi Rama duhet të ikë. Pra, zgjedhje me Edi Ramën në karrigen e kryeministrit…ne do bëjmë reformë zgjedhore dhe përsëri Edi Rama do ketë tundimin e pafrenueshëm për të shkelur përsëri kodin zgjedhor.

Do kërkoni qeveri kujdestare?

Kjo është një çështje e ngritur shumë më herët se sa sot nga opozita.

Po nëse maxhoranca nuk e pranon?

Tani Edi Rama në kushte normale.. Ju e keni parë të gjithë kudo rrotull nesh ka pasur qeveri që kanë dhënë dorëheqjen. Nuk po flas që me një fraksion të skandaleve që plasin në Shqipëri qeveritë bien në Europën Perëndimore. Rekomandimi i ODIHR që do të thotë që ai të mos blejë vota, që ai të mos bëjë presion mbi zgjedhësit, të mos bëjë presion mbi administratën publike, të mos cenojë sekretin e votës, të mos cenojë lirinë e votës, se ne jemi në opozitë. Ne nuk i bëjmë dot këto, e për rrjedhojë janë prangat për të. Ndërkohë ne mbyllim njëherë këtë proces, i vëmë vizën e kuqe Edi Ramës dhe më pas sigurisht gjëja tjetër është Edi Rama duhet të largohet me patjetër. Me Edi Ramën zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri nuk ka. Edhe kur ai do të zgjidhej, në vitin 2003 po themi, rikonfirmohej si kryetar i bashkisë së Tiranës, u shpartalluar 1/3 e kutive të votimit të Tiranës. Është përsëritur 1/3 e votimit në Tiranë, nuk ka ndodhur kurrë. Vinin kutitë në KQZ të shpartalluara, pse? Se ishin marrë bandat për të shkatërruar kutitë e votimit ku kishte fituar opozita dhe kjo për të kuptuar se kush është Edi Rama dhe raporti i tij me votën.

Cili është plani juaj për ta larguar Edi Ramën dhe për të shkuar në zgjedhje pa Edi Ramën?

T’i marrim me radhë, të mbyllim procesin e reformës zgjedhore. Ne objektivat tona i kemi vënë, do të jetë një betejë politike dhe një gjë që mos ta harrojmë! Kushti i Bundestagut për hapjen e negociatave nuk është vetëm reforma zgjedhore. Kjo është për fazën e parë. Për fazën e dytë përpara se të hapen negociatat është testimi i reformës zgjedhore. Testimi i reformës zgjedhore bëhet në zgjedhje. Reformat zgjedhore prodhojnë zgjedhje dhe zgjedhjet duhet të prodhojnë pushtet legjitim. Nëse ka njeri sot pikëpytje në lidhje me ç’qe 30 qershori e thotë pikëpyetjen e madhe përsëri Bundestagu. Gjykata Kushtetuese duhet të shprehet mbi ligjshmërinë e këtyre zgjedhjeve sepse siç thotë ODIHR zgjedhjet nuk ishin për zgjedhësit, zgjedhësit nuk patën mundësi për të zgjedhur dhe më pas një listë e gjatë me shkelje brutale të standardeve të zgjedhjeve.

Si do ndalohet ky mekanizmi që ndodh jashtë kodit zgjedhor që ne e pamë në këto telefonatat e përgjuara si ndodhte? Domethënë e pamë që grupe lokale kriminale përpiqeshin të fusnin në listë të kandidatëve një person pranë tyre, pastaj fillonin telefonatat me drejtorët e institucioneve të tjera për të bërë presione…Si do shmanget kjo dhe pse nuk e pranoni ju që një ndryshim i sistemit zgjedhor mund të krijojë një farë shmangieje të kësaj sepse ata veprojnë ashtu për të futur dikë kur janë listat e lokalizuara dhe të mbyllura. Aty dihet për shembull që në Durrës deri tek i katërti do të zgjidhet, hajde ta vëmë të katërtin…Në qoftë se proporcionali është kombëtar dhe listat janë të hapura asnjë bandë nuk ka më siguri që do zgjidhet ai që po vënë në vendin e katërt.

Çdo sistem zgjedhor i përshtatet një realiteti të caktuar. Unë vetë do të preferoja sistemin maxhoritar, një përballje të drejtpërdrejt, fiton humbet, por kjo kërkon çfarë? Kërkon kushte për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Arsyet se përse ne e hoqëm ishte se filluan të futeshin kriminelët nëpërmjet justifikimit se po i votonte populli.Një nga arsyet pse proporcionali kombëtar me listë të hapur përdoret kaq rrallë në botë do të thotë që ka disa probleme të tjera. Rasti i Kosovës për shembull, ka tre muaj që nuk po bën dot qeverinë. Qeveritë në Izrael bien shumë lehtë. Ne patëm tre palë zgjedhje në Izrael brenda një viti, rekord në historinë e tyre. Qeveritë holandeze janë gjithmonë në ekuilibra dhe sigurisht që nuk janë rrethana politike si në Shqipëri. Janë krejt të tjera. Me sistemin e sotëm, një kriminel i padënuar ose i dënuar do të fusë fëmijën e tij apo ushtarin e tij në parlament dhe i duhen 10-12 mijë vota, këto duhet t’i mbledhë brenda qarkut përkatës. Nuk është detyrë e thjeshtë por në disa raste edhe ia arrin. Me sistemin me lista kombëtare duhet të caktojë vetëm 12 agjentë shitblerje vote, ku secili t’i mbledhë nga 1 mijë vota në secilin qark dhe është e kryer. Pra, sot pavarësisht se krimineli në Durrës ka 7-8 mijë vota dhe nuk mbaron dot punë me to dhe ka dhe disa mijëra vota në qarqet e tjera sot nuk i përdor dot. Me këtë sistem hapet penetrimi totalisht që krimi i organizuar të ngrejë kartelet zgjedhore me të cilët të kapë dhe të çojë në parlament deputetë të cilët do të kondicionojnë edhe një krah edhe krahun tjetër. Doni çështje tjetër?

Cili është sistemi që do PD, a e keni vendosur?

Vetëm kjo çështje në vetvete kërkon një diskutim të gjerë brenda partisë. Për një arsye shumë të thjeshtë, është çështje kushtetuese, kërkon një konsensus shumë të madh. Ne teknikisht nuk e bëjmë dot gabimin foshnjëror që të çojmë ndryshime të sistemit zgjedhor me ligj kur duhet ta çosh me ndryshime kushtetuese. S’e bëjmë dot se e kuptojmë kaq gjë. Por nëse do të jetë sistem maxhoritar, do të jetë proporcional kombëtar me listë të hapur. Do të jetë rajonal, do të jetë me rajone zgjedhore siç i ka Maqedonia që është e ndarë në 6 njësi. Do të rikthejmë për herë të tretë sistemin gjerman, se dy herë e kemi bërë, njëherë në 1992, njëherë në 2001-2005. Do të rikthejmë atë apo do të marrim sistemin australian që është gjithashtu shumë interesant. Ajo është një çështje e një debati, i cili kërkon mbi të gjitha konsensus të mirëfilltë politik dhe nuk kërkon në mënyrë absolute që një kryeministër i tillë të ketë qëllimin që nëpërmjet makinacioneve edhe ligjore të fitojë pushtetin dhe ta marrë këtë pa votë. Ju mund të keni dëgjuar dhe futjen e primit. Primi në kushte normale përdoret por nuk përdoret shumë. Do të thotë mandate pa votën e popullit, është ligji që e jep. Pastaj këtu shtrohet çështja që nëse kemi deficenca të tjera, bëjmë dhe këtë, ta rëndojmë akoma më tej situatën. Pra, është diskutim shumë i gjerë. Është një diskutim që nuk bëhet nëse duhet të zgjidhet X apo Y se kjo është një çështje por është si formohet qeveria më pas, sa qëndron qeveria, sa qëndron parlamenti, sa është në gjendje që e pakapur nga interesa kriminale një qeveri ushtron mandatin e saj në përputhje me atë që i ka thënë popullit në fushatë dhe për të cilin ka marrë votën. Se ju e dini shumë mirë, janë bërë premtime shumë nga ky kryeministër por nuk janë mbajtur. Ndërkohë që e dini shumë mirë se ç’premtime bënte qeveria e PD-së dhe ku jemi me procesin e integrimit deri sa e lamë ne, me infrastrukturën në Shqipëri se njerëzit fillojnë t’i harrojnë këto.

Nëse nuk ka konsensus për një nga pikat dhe një nga pikat shumë e rëndësishmë është pikërisht sistemi, ku ju thoni se duhet të keni një konsensus, mund të ngecë puna për reformën zgjedhore?

Le të mos ta paragjykojmë punën që do bëjë ky komision. Marrëveshja angazhon të dyja palët që të kërkojnë konsensus për të gjitha çështjet që do të debatojnë. Dhe për ato çështje që kanë të bëjnë me administrimin e zgjedhjeve, me standardet ndërkombëtare t’i kërkojmë dhe ODIHR-it, t’i themi na tregoni, jemi këtu në këtë ngërç, kush është zgjidhja teknike e këtij problemi dhe mbi bazën e asaj eksperience të ecim përpara. Kështu që, kemi një rrugë për të bërë, afatin e kemi 15 mars që do të thotë duhet të vëmë me prioritet çështjet për diskutim. Do t’i diskutojmë të gjitha çështjet brenda këtij harku kohor për të garantuar zgjedhje në përputhje me standardet. Le ta themi edhe njëherë, sistemi zgjedhor nuk është çështje e rekomandimeve të ODIHR-it por gjithmonë kur lind nevoja diskutohet dhe arrihet në zgjidhje. Sistemi është kërkuar për t’u ndryshuar edhe pas vitit 2001 por nuk është ndryshuar dot, deri në vitin 2008.

Është diskutuar mes partive. Kjo është hera e parë që kërkohet nga qytetarët sepse ndihen të papërfaqësuar…

Së çfarë kërkojnë qytetarët nuk jam në gjendje ta them. Një pjesë mund të jetë dhe minore. Për fat të keq maxhoranca socialiste në vitin 1998 i hoqi mundësinë shqiptarëve që me referendum të ndryshojnë kushtetutën. Ia ka ndaluar këtë gjë, është e pamundur. Nuk ndryshohet me referendum Kushtetuta. Por më keq akoma, me ndryshimet që janë sot në fuqi në kodin zgjedhor që u bë në vitin 2000 dhe nuk është prekur presja, i është vjedhur e drejta e referendumit shqiptarëve dhe këtu shqiptarët kanë të drejtë të ulërasin jo të protestojnë.

Deri më 15 mars kur përfundon edhe afati ndryshon gjë në strategjinë e PD  dhe opozitës së bashkuar për të rrëzuar qeverinë, këtë kryeministër apo do mbetet situata kështu? A do të nisni protestat?

Do t’i shihni vendimmarrjet tona në momentin që organet do t’i marrin këto vendime. Protestat janë gjithashtu pjesë e asaj që ne planifikojmë në kohën e duhur, në momentin e duhur protestat të jenë pjesë e kësaj. Kush do të ketë peshën më të rëndë, është një çështje strategjie që nuk kemi pse e shpalosim këtu. Reforma zgjedhore është krejt e shkëputur, një arsye është që e kërkon Evropa, por mbi të gjitha reforma zgjedhore i duhet opozitës. Nëse ka nevojë për reformë zgjedhore do të thotë që zgjedhjet kanë shkuar keq. Dhe kush dëmtohet nga zgjedhjet e shkuara keq janë gjithmonë opozitat.

Marrë nga Ballkan Web

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike konsensusi i paleve per zgjedhoren oerd bylybashi tryeza per reformen zgjedhore konsensusi i paleve per zgjedhoren oerd bylybashi tryeza per reformen zgjedhore

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni