Bota

Vdesin 683 persona brenda 24 orëve, shkon në 7503 numri i të vdekurve në Itali nga COVID-19

Të paktën 683 persona kanë humbur jetën vetëm në 24 orët e fundit në territorin italian nga koronavirusi
Featured image of article: Vdesin 683 persona brenda 24 orëve, shkon në 7503 numri i të vdekurve në Itali nga COVID-19 Foto ilustruese

ITALI– Numri i personave që kanë humbur jetën për shkak të koronavurist në Itali ka shkuar në 7503. Vetëm në 24 orët e fundit 683 persona kanë ndërruar jetë për shkak të Covid-19.

Ndërsa sipas mediave vendase në rang kombëtar numërohen rreth 74.386 persona të  infektuar nga ky virus. Nga 74386 të sëmurë rreth 9,362 janë shëruar nga COVID-19.

Gjatë këtyre ditëve ka pasur një luhatje të bilancit të viktimave,por krahasuar me ditën e djeshme  ka një  rënje të ndjehsme, pasi dje u shënuan 743 të vdekur.

Buletini i dates 25 mars

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Bilanci i të prekurve në botë nga koronavirusi po rëndohet çdo dotë e më shumë. Numri i tyre ka shkuar në më shumë se 452,157 mijë personave të prekur, ndërsa 20,494 mijë të tjerë kanë ndërruar jetë. Më të prekurat janë Italia dhe Spanja, ndërsa Kina përmirësohet çdo ditë e më shumë. Amerika në gjendje të vështirë pasi atje Covid-19 po përhapet me shpejtësi. OBSH parashikoi se SHBA-ja do të jetë epiqendra e radhës

Burimi: corierre.it

A.C/Dosja.al  

Shto Koment