Showbiz

Mijëra euro për një fustan, Jonida Maliqi dhe Nora Istrefi nuk u kursyen për të njëjtën veshje (FOTO)

Jonida Maliqi dhe Nora Istrefi kanë veshur të njëjtin fustan, i cili kushton plot 3650 euro.
Featured image of article: Mijëra euro për një fustan, Jonida Maliqi dhe Nora Istrefi nuk u kursyen për të njëjtën veshje (FOTO) Këngëtaret, Jonida Maliqi dhe Nora Istrefi.

TIRANË– E etiketuar si ikona e modës në Shqipëri, ishte Jonida Maliqi ajo që veshi e para fustanin mijëra eurosh, në ngjyrë bezhë, me një material të punuar me thurje. I punuar me detaje, me kopsa përpara dhe i gjatë deri në fund të këmbëve, fustani i Alesandra Rich u pëlqye shumë edhe nga Nora Istrefi, e cila zgjodhi të bënte ‘xing’ me kolegen e saj.

Jonida Maliqi dhe Nora Istrefi me të njëjtin fustan.

Nora Istrefi ka pozuar së fundmi me të njëjtin fustan, ndërsa faqja që poston veshjet e VIP-ava, what.they.wearin ka postuar dhe çmimin marramendës të këtij fustani, veshur nga këngëtarja kosovare.

“Nora Istrefi veshur me AlesandraRich,  fustani metalik gold me dopio kopsë (3650 euro), dhe vathët AlesandraRixh (465 euro)”,- shkruan what.they.wearin.

 

View this post on Instagram

 

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

@noraistrefi wearin the @alessandrarich Metallic Gold Tweed Dress (3,650€) , @alessandrarich Crystal Heart Earrings (465€) #noraistrefi #alessandrarich

A post shared by whattheywearin (@what.they.wearin) on


Ndërsa Jonida Maliqi zgjodhi ta vishte me një bust të zi, Nora Istrefi erdhi më sensuale, teksa e mbajti dekoltenë e fustanit hapur, duke i shtuar dhe aksesorët luksozë, vathët.

R.L/Dosja.al

Shto Koment