Editorial

Virusofilja dhe propaganda që fut njerëzit në panik

Ridalja në skenë e mikpritëses së vetme në botë të virusit, ishte e habitshme. Me një bujari që nuk e karakterizon, qeveria u kujdes ta conte në studio e mediave oponente.
Featured image of article: Virusofilja dhe propaganda që fut njerëzit në panik

TIRANË- Në ditën e parë të zyrtarizimit të Covid-19, të njohur si virusi corona u rishfaq në ekran, Areti Beruka, drejtoresha e ISSH për Tiranën, ajo që mezi e priste rastin e parë. Në shumicën e ekraneve, fliste një drejtoreshë që, jo vetëm kishte bërë gafën më të rëndë që nga dalja e virusit, por nuk ka as lidhjen e drejtpërdrejtë me situatën. Instituti i  Shëndetit Publik dhe Infektivi, janë dy institucionet e specializuara për t’u marrë me situata virale, epidemitë etj. Ridalja në skenë e mikpritëses së vetme në botë të virusit, ishte e habitshme. Me një bujari që nuk e karakterizon, qeveria u kujdes ta conte në studio e mediave oponente.

Më shumë se për virusin, virusdashësja foli për keqkuptimin e mediave dhe për abuzimin me gafën e saj. Gazetarët nuk e pyetën sa njerëz janë future në karantinë, pse karantina e infektivit është bosh, cfarë është vetëkarantinimi dhe sa rrezikon, sa persona ka takuar pacienti 0, a janë futur në karantitë ata apo janë ftuar të vetëkarantinohen, a ka të afërm në karantinë pacienti 0 përvec babait? Asgjë nga këto. Virusdashësja foli e qetë kundër mediave, e ftoi edhe një herë virusin të ulej këmbëkryq në Shqipëri dhe premtoi kalim të qetë të situatës.

Në fakt ato pyertje nuk do të merrnin përgjigje, sepse Qeveria nuk ka marrë asnjë nga masat. Asnjë prej personave që kanë kontaktuar pacientin 0 nuk është në karantinë, karantina e gatshme e infektivit nuk I plotëson kushtet optimale sipas specialistëve, vetëkarantinimi është I pamungur për njerëzi që nuk e kanë kulturën shëndetësore të mjaftueshme dhe mund të dështojë si në gjtihë vendet që e praktikuan, përfshirë Italinë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nëse do të ishin marrë masat, do të virusofilja do kishte dhënë numrin e personave që janë kontaktuar nga pacienti 0, numrin e personave të karantinuar dhe numrin e testeve që janë bërë për këtë rast, por ajo nuk ishte nisur nëpër media për të folur për virusin, ishte aty për të hequr njollën dhe për të shpallur të hapur fushatën propagandistike.

Një fushatë e hapur më parë nga Kryeministri të shtunën në Shijak, ku i ndau shqiptarët në ata që duan të përhapin panik dhe në ata që duan normalitet. Me këtë mesazh, në vend të qetësojë qytetarët, krijon efektin e kundërt. Ata kuptojnë se Kryeministri nuk shqetësohet për fatine tyre, por vetëm për fatin e tij, se mendja e Edi Ramës nuk është tek jetët që rrezikohen por tek pushteti që mund të tronditet për shkak të tyre, nuk është tek izolimi i virusit por tek izoli i lajmeve për të. Kështu ai shndërrohet në njeriun që përhap panik, se nuk po kryen detyrën.

(Dosja.al)

Shto Koment