BotaShowbiz

Përdhunonte 11-vjeçaren ndërsa nëna ishte në punë, vëllai i Nicky Minaj dënohet me 25 vite burg

Vëllai i reperes Nicki Minaj u dënua të hënën me 25 vjet burg për sulmin seksual të një vajze 11-vjeçare në shtëpinë e tij në Long Island.
Featured image of article: Përdhunonte 11-vjeçaren ndërsa nëna ishte në punë, vëllai i Nicky Minaj dënohet me 25 vite burg Reperja Nicky Minaj dhe vëllai i saj, Jelani Maraj.

SHBA– Gjykata ka marrë vendimin e prerë për vëllain e reperes së famshme Nicky Minaj, duke i dhënë dënimin me 25 vite burg. Jelani Maraj u akuzua për sulm seksual grabitqar dhe rrezikim të fëmijëve në nëntor të vitit  2017. Viktima dëshmoi gjatë gjyqit se Maraj e përdhunoi vazhdimisht atë në vitin 2015 ndërsa nëna e saj ishte në punë.

Prokurorët kanë thënë se provat e ADN-së të gjetura nga pantallonat e pizhamave të vajzës ishin të lidhura me Jelani Maraj. Vëllai i vogël i vajzës gjithashtu dëshmoi në gjyq se ai ishte dëshmitar i një prej sulmeve të kryera.

Maraj tha në gjykatë të hënën se kishte një problem me alkoolin dhe kërkoi një “shans të dytë”. Një nga avokatët e tij tha që ai vuante nga çështje shëndetësore, përfshirë hipertensionin dhe aneminë dhe kërkoi dënimin minimal prej 10 vjetësh.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Burimi: AP

R.L/Dosja.al

Shto Koment