LIVE UPDATES
Bota

Ambasadori britanik: Grenell ka sjellë energji të re, propozimi i Kurtit për heqjen e taksës, hap i mirë

6 Mars 2020, 12:39 Nga DOSJA
Ambasadori britanik: Grenell ka sjellë energji të re, propozimi i

KOSOVË- Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott në një intervistë për Gazetën Express ka thënë se Kosova duhet t’i rikthehet tryezës së bisedimeve me Serbinë. Abbott po ashtu ka thënë se propozimi për heqjen e pjesshme të taksës nga qeveria Kurti është hap i mirë, por presin që të ndodhë heqja e plotë e tarifës ndaj mallrave serbe dhe boshnjake. Ai ka thënë se përfshirja e ambasadorit Richard Grenell nënkupton se SHBA-të janë të interesuara që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të përparojë.

Gazeta Express: Pas disa muajve përpjekje, dy partitë Vetëvendosja dhe LDK-ja arritën të krijojnë qeverinë. Si e vlerësoni programin e qeverisë së re dhe si e vlerësoni qasjen e Kryeministrit Kurti në raport me politikën e jashtme, veçanërisht rifillimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë?

Nicholas Abbott: Është program ambicioz, Kosova ka nevoje për zhvillim ekonomik dhe luftim të korrupsionit. Ka nevojë për adresimin e çështjeve të përditshme të qytetarëve të Kosovës, krijimi i vendeve të punës, sistem më të mirë të arsimit për të rinjtë, shërbime të mira shëndetësore. Sundimi i ligjit është thelbësor, duhet të luftohet korrupsioni nga i cili përfitojnë vetëm disa dhe shumica është e lënë anash. Është me rëndësi që Kosova ka qeveri stabile që do të mund të vazhdojë me dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë. Përmes dialogut është mundësia që të arrihet një zgjidhje afatgjate e cila do të ketë përkrahje të gjërë nga partitë politike në Kosovë si dhe nga populli i Kosovës.

Gazeta Express: Qeveria Kurti ka vendosur të zvogëlojë kabinetin qeveritar nga 21 ministri në 15, dhe që gratë të kenë përfaqësim më të madh në qeverisje, pesë gra janë emëruar ministre, si e shihni këtë hap për zvogëlimin e numrit të ministrive dhe përfaqësimin e grave në qeveri?

Nicholas Abbott: Zvogëlimi i shpenzimeve të buxhetit është hap i mirë, sepse Kosova ka buxhet të vogël dhe shumë probleme të cilat duhet të adresohen nga ky buxhet. Këto para të kursyera mund të shkojnë në shëndetësi dhe arsim. Është një hap shumë pozitiv përfaqësimi më i madh i grave në qeveri, tash është mirë që kjo të reflektojë po ashtu në pozita tjera udhëheqëse. Me përfshirjen sa më të madhe të grave rritet barazia gjinore dhe rritet dhe zhvillohet shteti.

Gazeta Express: Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përsëritur vazhdimisht që taksa 100 për qind duhet të hiqet. A mendoni se qeveria e re duhet të heq taksën 100 për qind për mallrat serbe dhe boshnjake, dhe a duhet kjo taksë të zëvendësohet me reciprocitet siç ka paralajmëruar kryeministri Albin Kurti?

Nicholas Abbott: Mbretëria e Bashkuar e përkrah rifillimin e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe përshëndesim tërheqjen e pjesshme të taksës në mallrat nga Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina, por ne presim heqjen e plotë të taksës. Ne përkrahim procesin e negociatave  dhe inkurajojmë të dy palët që të  vazhdojnë. Të dy palët duhet të krijojnë kushtet për avancimin e dialogut dhe të marrin veprime që do të mund të dërgonin në një marrëveshje finale.

Gazeta Express: Sa i përket marrëveshjeve te Brukselit. Serbia insiston që Kosova te themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe. Cili është qëndrimi i Britanisë se Madhe lidhur me këtë çështje, dhe marrë parasysh shembullin e Bosnje e Hercegovinës, a e shihni të udhës që Kosova të themelojë një Asociacion, i cili potencialisht edhe mund të defunksionalizojë shtetin?

Nicholas Abbott: Është me rëndësi të respektohet pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës. Ne besojmë se në një shoqëri multietnike siç është Kosova  të drejtat dhe liritë e komunitetit joshumicë duhet të respektohen.

Gazeta Express: I dërguari special i Presidentit Trump, Richard Grenell për dialogun Kosovë-Serbi ka arritur që të lehtësojë nënshkrimin e disa marrëveshjeve përfshirë linjën ajrore Prishtinë-Beograd, hekurudhën dhe autostradën që lidh dy vendet. Si e shihni përfshirjen e ShBA-së në dialogun Kosovë-Serbi.

Nicholas Abbott: Ne mirëpresim nismën e Ambasadorit Grenell për të përmirësuar lidhjet e transportit në mes Kosovës dhe Serbisë.  Kjo ka sjellur një energji të re në perspektivën për marrëdhënie më të mira në mes Kosovës dhe Serbisë. Shtetet e Bashkuara të Amerikës si partner të afërt të Kosovës, janë të interesuara të shohin se si do të përparojë dialogu.  Eshtë e qartë se varet nga qeveritë e Kosovës dhe Serbisë të vendosin se kush do të përfshihet në proces.

Gazeta Express: Cili do të jetë roli i Britanisë së Madhe në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, tani që zyrtarisht Britania e Madhe ka dalur nga Bashkimi Evropian?

Nicholas Abbott: Mbretëria e Bashkuar beson se dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë duhet të vazhdoj sa më shpejt që është e mundur, dhe ne jemi të gatshëm të përkrahim të gjithë që janë duke punuar për progres dhe zgjidhje të dialogut. Ne inkurajojmë qeverinë e re të adresoj të dyjat, prioritetet vendore dhe ndërkombëtare që të mund të arrihen aspiratat e gjithë popullit të Kosovës.

Marrë nga gazeta Ekspress

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni albin kurti nicholas abbott richard grenell taksa 100% ndaj serbise albin kurti nicholas abbott richard grenell taksa 100% ndaj serbise

Sondazh

Poll

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën

Newsroom 9 |Tik-Tok Kultura, platformë krijimi apo dizinformimi?