Bota

Vriten 33 ushtarë turq në Siri, NATO mbledhje të jashtëzakonshme me kërkesë të Turqisë

  • Vranë 33 ushtarë turq në Idlib, Turqia godet gjatë natës elementet e regjimit të Asadit
  • Vdesin 33 ushtarë turq nga një sulm ajror në Siri, mbeten dhjetëra të lënduar
  • sekretari i Përgjithshëm i NATO-s,  Jens Stoltenberg, me kërkesë të Turqisë, ka njoftuar se ditën e sotme do të mbahet një mbledhje urgjente.
    Featured image of article: Vriten 33 ushtarë turq në Siri, NATO mbledhje të jashtëzakonshme me kërkesë të Turqisë Foto ilustruese

    TURQI– Vrasja e 33 ushtarëve turq në veriperëndim të Sirisë nga një sulm ajror i bërë nga forcat e regjimit të Asadit ka krijuar goxha tensione mes fuqive të mëdha.

    Ndërkohë edhe qindra ushtarë të tjerë mbetën të lënduar nga sulmi ajror në provincën Idlib, tha Rahmi Dogan, guvernatori i provincës Hatay të Turqisë.

    Për shkak të këtyre vrasjeve masive, sekretari i Përgjithshëm i NATO-s,  Jens Stoltenberg, me kërkesë të Turqisë, ka njoftuar se ditën e sotme do të mbahet një mbledhje urgjente.

    “Sot, Këshillli i NATO mblidhet me kërkesën e Turqisë për t’u konsultuar në bazë të nenit 4 të themelimit të Traktatit të Ushingtonit për situatën në Siri.”-ka shkruar Stoltenberg.

    Kujtojmë se mbi 1,7 milion sirianë janë zhvendosur afër kufirit turk si pasojë e sulmeve intensive. Prej kohës së shpërthimit të luftës së përgjakshme civile në Siri në vitin 2011, Turqia ka pranuar rreth 3,7 milionë sirianë që u larguan nga vendi i tyre, duke e kthyer Turqinë në vendin me më shumë refugjatë në gjithë botën.

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

     

    Burimi: wavy

    A.C/Dosja.al

    Shto Koment