Bota

Tronditet SHBA, 24 të vdekur nga tornadoja në Tenesi dhe Nashville

Tornadoja rrënoi shumë ndërtesa teksa përfshiu vendin me shpejtësi nëpër qendrën e qytetit e shoqëruar nga rrufetë.
Featured image of article: Tronditet SHBA, 24 të vdekur nga tornadoja në Tenesi dhe Nashville Pas pas termetit ne Nashville

SHBA– Nashville, një qytet juglindor amerikan është goditur fuqishëm mëngjesin e djeshëm nga një tornado e fortë. Në Nashville dhe në zonat përreth Tenesit, kanë humbur jetën të paktën 24 njerëz, si dhe ka pasur dëme të mëdha në banesa. Dy prej viktimave janë regjistruar në Nashville.

Tornadoja rrënoi shumë ndërtesa teksa përfshiu vendin me shpejtësi nëpër qendrën e qytetit e shoqëruar nga rrufetë.

Menjëherë autoritetet lokale kanë marrë masa për gjendjen kaotike që krijoi tornadoja, duke hapur me urgjencë disa strehimore për të gjithë banorët e shtëpive të cilët ishin të detyruar të largoheshin.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al
Pamje pas tornados

Si shkak i tornados së fortë u shkatërrua gjithashtu një aeroport i vogël në perëndim të qytetit.

Burimi: abc 

A.C/Dosja.al

Shto Koment