Politike

“Doni të lini në burg Zogun e shkretë për votat”/ Murrizi ‘shkrin’ së qeshuri anëtarët në Komision: Ky vend është mbushur plot zogj, po të jetë në zanat të vet…

Me humor Murrizi tha se në Kodin Penal është shtuar një pikë e posaçme për të lënë në burg Zogun e Tiranës, vetëm e vetëm se ka dalë në përgjime ku flet për shitblerjen e votave.
Featured image of article: “Doni të lini në burg Zogun e shkretë për votat”/ Murrizi ‘shkrin’ së qeshuri anëtarët në Komision: Ky vend është mbushur plot zogj, po të jetë në zanat të vet… Myslim Murrizi dhe Zogu i Tiranës.
Përditësuar:

Tiranë- Në Komisionin e Sigurisë ku u diskutua për amnistinë, deputeti Myslim Murrizi foli  edhe për  arrestimin e “Zogut të Tiranës”, Hermes Nikajt.  Me humor Murrizi tha se në Kodin Penal është shtuar një pikë e posaçme ‘për të lënë në burg’ Zogun e Tiranës, vetëm e vetëm se ka dalë në përgjime ku flet për shitblerjen e votave.

Biseda:

Murrizi:  Vepra penale kundër moralit dhe dinjitetit, bëhet fjalë pë Zogun e Tiranës? Se nuk qëlloj dot.

Felaj: Nuk është dënuar Zogu.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Murrizi: Do ta dënojnë Zogun e Tiranës këta se i ka dalë emri tek votimet. I shkreti, unë po e shoh të shkretë se e kini përdorur për votat. Po të jetë në zanat të vet… Deputet Luani nëse e ka pasur pseudomin fjalën votë për gjë tjetër t’i shpjegoje se nuk u bë qameti.  Ky vend është mbushur plot zogj.

Komisioni i Sigurisë Kombëtare miratoi sot projekt-ligjin për dhënien e Aministisë për të dënuarit, draft ky, i miratuar nga qeveria në fund të vitit 2019.  Tashmë i ngelet vetëm Kuvendit, që të bëjë miratimin që amnistia të hyjë në fuqi dhe që projektligji të kalojë në komision, duhet të miratohet në Kuvend.

J.V/Dosja.al

Shto Koment