Aktualitet

Vrau shokun në Kombinat/ Gjykata dënon 26-vjeçarin, i riu kërkon mëshirë: Kishim pirë drogë

26-vjeçari i ka pranuar të dyja akuzat, duke ka kërkuar mëshirë nga Gjykata, e cila vendosi ta dënojë me 16 vite burg.
Featured image of article: Vrau shokun në Kombinat/ Gjykata dënon 26-vjeçarin, i riu kërkon mëshirë: Kishim pirë drogë Foto nga vendngjarja

TIRANË– Gjykata e Tiranës ka shpallur fajtor 26 vjeçarin, Muhamet Sallahin dhe e ka dënuar me 16 vite burg me gjykim të shkurtuar për veprat penale ‘Vrasje me dashje dhe Plagosje e rëndë me dashje’.

26-vjeçari i ka pranuar të dyja akuzat, duke ka kërkuar mëshirë nga Gjykata, e cila vendosi ta dënojë me 16 vite burg.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kujtojmë se në tetor të vitit 2018 Muhamet Sallahi goditi me një mjet prerës Holdi Hajdarin, në banesën e këtij të fundit në Kombinat. Hajdari më pas ndërroi jetë në spital. Pas analizave që u bënë u zbulua se edhe viktima dhe autori kishin gjurmë të lëndëve narkotike në gjak. Muhamet Sallihi një muaj pasi ndodhi krimi tha se e kishte shok Holdi Hajdarin dhe se e kishte goditur, pasi kishin pirë drogë.

(a.m/dosja.al)

 

Shto Koment