Showbiz

Mozzik tha se nuk do kthehet kurrë me Loredanën, këngëtarja i dërgon mesazhin bashkë me Hanën në mes të emisionit: Të dua…

Loredana dhe vajza e saj Hana i kanë dërguar një mesazh Mozzik teksa ai ka qenë në emision. E në mesazhin që ata i dërguan këngëtarit dëgjohet që Hana i thotë të atit: Të dua babi.
Featured image of article: Mozzik tha se nuk do kthehet kurrë me Loredanën, këngëtarja i dërgon mesazhin bashkë me Hanën në mes të emisionit: Të dua… Mozzik, Hana dhe Loredana.

KOSOVË– Këngëtari i njohur, Mozzik, teksa mbrëmjen e djeshme foli hapur në emisionin “NIN” për lidhjen e tij me ish-partneren njëkohësisht edhe nënën e vajzës sëtij, Loredanën tregoi se nuk do të rikthehet më kurrë me të.

Videoja ku Mozzik foli për këtë çështje është bërë virale në rrjetet sociale, e mesa duket fjalët e tij kanë prekur shumë edhe vetë Loredanën e cila ka bërë një surprizë bashkë me Hanën në mes të emisionit.

‘Është një vendim që e kam marrë unë personalisht si mashkull, e kam marrë një drejtim timin dhe nuk i kthehem më asaj rruge. Nuk jena mo. Edhe s’kthehet kurgjo mo. Ishim dikur nuk jemi mo.”- tha Mozzik.

(Dëgjo minuta 38:20)

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në një moment gjatë emisionit Loredana bashkë me vogëlushen Hanën kanë suprizuar Mozzikun në studio përmes një videoj në të cilën përshëndesin këngëtarin dhe Hana dëgjohet t’i thotë Mozzikut “të dua babi”. Sigurisht që këto fjalë të thëna nga e bija e emocionuan shumë këngëtarin.

A.C/Dosja.al

Shto Koment