Showbiz

Mozzik e ka ndarë mendjen, nuk do të kthehet më me Loredanën dhe ‘hedh grepin’ tek moderatorja shqiptare (FOTOT)

Këto detaje tregojnë shumë për raportin mes dy personazheve të njohur, por asgjë s’është e sigurt as e konfirmuar nëse Kiara dhe Mozzik të jenë në një lidhje.
Featured image of article: Mozzik e ka ndarë mendjen, nuk do të kthehet më me Loredanën dhe ‘hedh grepin’ tek moderatorja shqiptare (FOTOT) Mozzik dhe Kiara Tito

TIRANË– I ndarë prej më shumë se një viti nga Loredana, Mozzik mesa duket ia ka vënë syrin një tjetër bukurosheje, e  kësaj  here nga Shqipëria e jo nga Kosova.

Së fundmi pas intervistës që Mozzik dha në emisionin “NIN” ku edhe tha publikisht se nuk do kthehet më kurrë  me Loredanën, mediat kosovarë shkruajnë se reperi mund të ketë  një raport me moderatoren shqiptare.

Bëhet fjalë për Kiara Titon, pasi ky dyshim është ngritur teksa ditët e fundit Mozzik ka pëlyqyer disa foto të moderatores shqiptare.

Këto detaje tregojnë shumë për raportin mes dy personazheve të njohur, por asgjë s’është e sigurt as e konfirmuar nëse Kiara dhe Mozzik të jenë në një lidhje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Nuk jena mo. Edhe s’kthehet kurgjo mo. Ishim dikur nuk jemi mo.” -deklaroi Mozzik në emisionin NIN para pak ditësh.

Kujtojmë këtu se Kiara Tito ka thënë në çdo intervist të saj se është  single, pavarësisht se është përfolur gjatë për një lidhje me këngëtarin, Butrint Imerin.

A.C/Dosja.al

Shto Koment