Bota

Dy “hidraulikët rusë” dyshohen nga policia zvicerane se ishin spiunë në Davos

Policia në Zvicër dyshon se dy rusë për të cilët kishin hetuar pesë muaj më parë, në Davos ishin agjentë të inteligjencës ruse.Kjo është mësuar nga një raport i detajuar i gazetës zvicerane Tages-Anzeiger, që u publikua ditën e djeshme.
Featured image of article: Dy “hidraulikët rusë” dyshohen nga policia zvicerane se ishin spiunë në Davos DAVOS 2020

ZVICËR– Në raportin e publikuar thuhet  se këta spiunë kishin pasaporta diplomatike dhe ishin në fazat e para të një operacioni spiunimi rus.

Ambasada Ruse në Bernë ka thënë për BBC  se gazeta ishte thjesht duke u përpjekur të “fshijë  një skandal nga asgjë” në prag të Forumit Ekonomik Botëror vjetor, DAVOS 2020, në takimin e 21 janarit ku ishin të mbledhur shumë personazhe të njohur ndërkombëtarë  nga bota e biznesit dhe politikës.

Sipas gazetës zvicerane, policia u njoftua për qëndrimin tre javor të dy rusëve në qytetin turistik përgjatë 8 gushtit deri më 28 gusht.

Një nga rusët pretendoi se  ishte hidraulik dhe të dy burrat kishin krijuar pasaporta diplomatike.

“Ishte një kontroll i rregullt policor. Të dy burrat kishin pasaporta diplomatike ruse, por nuk ishin regjistruar zyrtarisht si diplomatë  në Zvicër.”- u shpreh Anita Senti, një zëdhënëse e policisë lokale  në Graubuenden, për agjencinë e lajmeve AFP.

“Ne nuk kemi marrë asnjë informacion në lidhje me këtë nga autoritetet zvicerane. Nuk ka asnjë dëshmi të spiunimit,” i tha AFP zëdhënësi i Ambasadës Ruse Stanislav Smirnov.

I pyetur pse njëri prej burrave tha që ishte hidraulik, Smirnov tha se mund të ketë qenë një “shaka idote” nga ai.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sidoqoftë, Tages-Anzeiger raportoi se dy rusët e paidentifikuar po planifikonin të instalonin pajisje mbikëqyrjeje  në objektet kryesore rreth Davos. Ndërkohë nuk  është hapur asnjë procedurë penale ndaj dy spiunëve.

Shërbimet e sigurisë të Zvicrës kanë vëzhguar rritjen e aktivitetit të inteligjencës ruse në vend vitet e fundit.

 

Rusia aktualisht është subjekt i një ndalimi katër vjeçar nga WADA për pjesëmarrje në ngjarje të mëdha sportive, të cilat Moska po i  aprovon në gjykatën e arbitrazhit sportiv.

Një raport i vitit 2018 nga Shërbimi Federal i Inteligjencës Zvicerane zbuloi se një në katër diplomatë rusë në Zvicër ishte spiun.

Burimi: rferl

A.C/Dosja.al

Shto Koment