Aktualitet

Me ‘blind’, armë dhe fenelina policie, si dilte Mondi Voga ‘sypatrembur’ krah ministrit Klosi kur kërkohej nga policia, posti i rëndësishëm që mbante në Fushë Krujë

  • Arrestohet miku i prokurorit Arjan Ndoja, Mondi Voga që dhunoi avokatin Ilia
  • Por, vetëm një vit pas kësaj ngjarjeje të rëndë, pamjet e të cilës bënë xhiro në media, Mondi Voga do të shfaqej publikisht krah ministrit Blendi Klosi. Në denoncimin e dërguar në inboksin e ish-kryeministrit Sali Berisha, dhë të publikuar në faqen e Facebook-ut të ketij të fundit, do të shihej fotoja e Vogës.
    Featured image of article: Me ‘blind’, armë dhe fenelina policie, si dilte Mondi Voga ‘sypatrembur’ krah ministrit Klosi kur kërkohej nga policia, posti i rëndësishëm që mbante në Fushë Krujë Mondi Voga dhe ministri Blendi Klosi
    Përditësuar:

    TIRANË– Mondi Voga, 44-vjeçari nga Fushë Kruja që ra sot në prangat e policisë së Tiranës, ka mbajtur postin e kryesinpektorit të pyjeve në zonën e Fushë Krujës. Voga ishte shpallur në kërkim nga policia në vitin 2018, në muajin korrik pasi akuzohej për dhunimin e avokatit Ilia Ilia.

    Por, vetëm një vit pas kësaj ngjarjeje të rëndë, pamjet e të cilës bënë xhiro në media, Mondi Voga do të shfaqej publikisht krah ministrit Blendi Klosi. Në denoncimin e dërguar në inboksin e ish-kryeministrit Sali Berisha, dhe të publikuar në faqen e Facebook-ut të ketij të fundit, do të shihej fotoja e Vogës.

    Mondi Voga dhe ministri Blendi Klosi

    Krah Klosit, kryeinspektori ndodhej në Krujë në kuadër të nismës së mbylljes së guroreve dhe furrave të gëlqeres, të cilat sipas qeverisë kishin shkatërruar pyjet dhe ambjentin në malin e Krujës. S’dimë të themi, nëse Voga e mban ende këtë post, por tashmë me rëndësi për 44-vjeçarin është zgjidhja e problemeve me ligjin. Mondi Voga u arrestua në aksin Vorë-Krujë, teksa po udhëtonte në një automjet të blinduar, pa dokumentat përkatëse dhe me armë pa leje. Voga, njihet gjithashtu si miku i Prokurorit Arjan Ndoja. Ky i fundit mbeti i plagosur në atentatin që iu bë në muajin tetor të vitit të kaluar, ku viktimë mbeti shoferi i Ndojas, Andi Maloku. 

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    (f.m/dosja.al)

    Shto Koment