Showbiz

Pse Hollywood-i papritur po tallet me Monarkinë? Nga gjesti i Joaquin Phoenix e deri te shakaja e Brad Pitt, yjet na befasuan

Nga gjesti i Joaquin Phoenix e deri te shakaja e Brad Pitt me Megxit, si yjet u tallën me familjen mbretërore këtë sezon, në ndarjen e çmimeve BAFTA...
Featured image of article: Pse Hollywood-i papritur po tallet me Monarkinë? Nga gjesti i Joaquin Phoenix e deri te shakaja e Brad Pitt, yjet na befasuan Aktori, Joaquin Phoenix dhe Princi William.

MBRETËRI E BASHKUAR– Gjithçka nisi me aktori e famshëm hollivudian, Brad Pitt i cili nuk ishte i pranishëm në ndarjen e çmimeve BAFTA, por kur erdhi radha e tij për të marrë çmimin në skenë u ngjit kolegia Margot Robbie. Ajo do të përcillte dhe mesazhin e gatshëm të Pitt për ceremoninë.

 “Hej Britani. Dëgjova që je beqare. Mirë se erdhe në klub!Falenderoj Akademinë për këtë nder të madh. Kam qenë gjithmonë i frikësuar duke pasur parasysh Akademinë Mbretërore të Arteve Dramatike dhe gjigantët që kanë ardhur më parë këtu, kështu që kjo është veçanërisht e rëndësishme. Do ta quaja kupën “Harry”, sepse ai është me të vërtetë i ngazëllyer për kthimin e tij në Shtetet e Bashkuara,”- ishte mesazhi i Brad Pitt, lexuar nga kolegia e tij margot Robbie.

Aktori, Brad Pitt dhe Duka me Dukeshën e Kembrixh.

Monarkia, e cila dikur shihej si një shembull i mirë, është bërë pjesë e një thashethemnaje të madhe që pas largimit të Dukës dhe Dukeshës së Sussex, për të jetuar në Kanada.

Gjithashtu aktori, Joaquin Phoenix, mori vëmednjen e gjithë mediave pas gjestit të tij, që u duk si një tallje ndaj Dukës dhe Dukeshës së Kembrixh. Ai u shfaq në video përballë çiftit mbretëror, teksa përkulej në shenjë respekti, në ceremoninë e ndarjes së çmimeve BAFTA 2020.
Përshëndetja jokonvencionale ndezi debat në internet mbi faktin nëse Phoenix ishte i sinqertë, ose nëse ai po dëmtonte me përpikëri princin dhe kongresin mbretëror. Vetë William u shfaq i pakënaqur.

Ka pasur një ndarje të ngjashme midis shikuesve mbi shaka të tjera të familjes mbretërore këtë sezon çmimesh.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Edhe aktorja Rebel Willson, bëri dhe pak humor me situatën në familjen mbretërore. Ëillson e nisi fjalimin duke thënë sa e lumtur ndihej në mbretëri me mbretërit Harry dhe Andreë. Madje bëri sikur kërkonte falje pasi quajti mbret, Harry-n sepse ai tashmë kishte hequr dorë nga titulli.

Aktorja, Rebel Willson.

Eksperti i mirësjelljes me qendër në Londër, William Hanson shpjegoi se pjestarët e familjes mbretërore aktualisht janë një ‘synim i lehtë’ për të famshmit, pas vorbullës që përfshiu Pallatin mbretëror, nga largimi i beftë i Meghan Markle dhe Princ Harry-t. Sipas tij për vite me radhë familja mbretërore është admiruar dhe adhuruar, pasi nuk ishte bërë asnjë gabim. Por ndodhia e fundit, ja ka humbur shkëlqimin Pallatit Mbretëror.

Burimi: Daily Mail

R.L/Dosja.al

Shto Koment