Showbiz

FOTOT/ Ngriti burkan dhe nxorri pjesën intime sheshit, modelja e Playboy pozon lakuriq para xhamisë, tërbohen turqit! Shpallin urdhër arresti

Realizon fotosesionin nudo përballë xhamisë në Turqi, modelja e Playboy rrezikon vite burg.
Featured image of article: FOTOT/ Ngriti burkan dhe nxorri pjesën intime sheshit, modelja e Playboy pozon lakuriq para xhamisë, tërbohen turqit! Shpallin urdhër arresti Modelja e Playboy, Marisa Papen.

Turqi– Modelja e Playboy, Marisa Papen mund të përballet me burg deri në tre vjet në Turqi, pasi realizoi një fotosesion nudo në disa nga pikat më të famshme të vendit, duke përfshirë dhe vendin e shenjtë, xhaminë.

Modelja shkaktoi zemërim pasi pozoi nudo në xhaminë e famshme të Stambollit Hagia Sophia në vitin 2018.

Në foto, 27-vjeçarja, ngriti burka-n që ajo kishte veshur dhe zbuloi pjesët e saj intime përballë xhamisë së  famshme Hagia, një xhami ikonike otomane që tani përdoret si një muze në Stamboll, Turqi.

Por Zyra e Prokurorit Publik të qytetit ka lëshuar një urdhër për arrestimin e saj dhe e ka dënuar atë për “veprime të turpshme” dhe “poshtërim publik të sovranitetit të shtetit”, thonë media turke.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Kjo do të thotë që ajo mund të arrestohet dhe potencialisht të marrë një dënim me burg deri në tre vjet. Urdhri i arrestit raportohet se tani është lëshuar, kështu që autoritetet turke mund të marrin deklaratën e saj në lidhje me incidentet nën hetim.

Marisa, e cila e përshkruan veten si një “ekspresioniste me shpirt të lirë dhe me zemër të egër”, udhëtoi për në Turqi me fotografin australian Jesse Ëalker për një fotosesion dy vjet më parë.Krahas imazhit famëkeq të xhamisë, Papen gjithashtu pozoi nudo në rajonin lindor turk të Cappadocia.

Marisa i tha CEN News: “Për dallim nga Egjipti, ne nuk kishim një plan të fortë këtë herë. Asnjë përgatitje fare, por një imagjinatë e pafund dhe një themel mjaft i fortë. Nëse keni qenë ndonjëherë në Sofje Hagia, do të dini se nuk ka asnjë ditë pa mijëra njerëz të jenë rreth e rrotull në çdo kohë. Ne vendosëm të prisnim një grup të udhëhequr dhe ndërsa udhëzuesi po tregonte tregimin e tij dhe të gjithë po i kushtonin vëmendje, ishte koha e lojës”.

Kjo nuk është hera e parë që Papen ka provokuar zemërim për fotografitë e saj lakuriq.26-vjeçarja bëri tituj në të gjithë botën për polemikat e saj antifetare, të cilat përfshinin pozat nudo në një kryqëzim gjigant në Vatikan.

Burimi: The Sun

R.L/Dosja.al

Shto Koment