Showbiz

Krimi makabër i policit amerikan ndaj 46-vjeçarit me ngjyrë/ Reagimet e modeleve shqiptare: Nuk e besoj çfarë ndodh në 2020

FOTO
Për këtë video të dhimbshme që ka bërë xhiron e botës kanë reaguar edhe modelet shqiptare që prej kohësh jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Featured image of article: Krimi makabër i policit amerikan ndaj 46-vjeçarit me ngjyrë/ Reagimet e modeleve shqiptare: Nuk e besoj çfarë ndodh në 2020 George Floyd, Oriola Marashi dhe Trejsi Sejdini.

SHBA– Dy ditë më parë u bë virale videoja ku një polic amerikan vrau një njeri më ngjyrë duke i vendosur këmbën në qafë. Kjo video shokuese ka tronditur botën për gjestin diskriminues që një polici bëri ndaj qytetarit me ngjyrë.

Për këtë video të dhimbshme që ka bërë xhiron e botës kanë reaguar edhe modelet shqiptare që prej kohësh jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ka qenë Oriola Marashi dhe Trejsi Sejdini që përmes postimeve në Instastory kanë ndarë këto pamje të dhimbshme të poicit që dhunon njeriun me ngjyrë.

Postimi i Trejsit

“Nuk mund ta besoj çfarë ndodh në 2020. Jam e shokuar.”-ka shkruar Trejsi Sejdini.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Ndërsa Oriola ka publikuar të gjithë videon shokuese sesi polici ushtroi dhunë makabre tek i ndjeri.

Postimi i Oriolës

Ndërkohë prej ditën e djeshme janë zhvilluar protesta për vdekjen e George Floyd edhe ditën e sotme në rrugët e Minneapolisit qytetarët kanë dalë sërish në protesta.

A.C/Dosja.al

Shto Koment