Showbiz

Historia e veçantë e dashurisë mes Mirela Kumbaros dhe Aleksandër Furxhi, gazetari rrëfen si ia rrëmbeu zemrën ish-ministres

Si ka nisur historia e dashurisë mes Mirela Kumbaros dhe Aleksandër Furxhi. Gazetari rrëfen për herë të parë historinë...
Featured image of article: Historia e veçantë e dashurisë mes Mirela Kumbaros dhe Aleksandër Furxhi, gazetari rrëfen si ia rrëmbeu zemrën ish-ministres Ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro dhe gazetari, Aleksandër Furxhi.

TIRANË– Gazetari, Aleksandër Furxhi ka qenë i ftuar ditën e djeshme në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus. Ndonëse hermetik për jetën e tij private, për herë të parë ai ka treguar historinë e tij të dashurisë me ish-ministren e kulturës, Mirela Kumbaro.

“Kemi qenë studentë, jemi bashkëmoshatarë në fakultetitin e gjuhëve të huaja në vitet ‘80. Jemi njohur si studentë dhe prej shumë vitesh jetojmë bashkë. Jemi të brezit kur njiheshe edhe në shkollë, në aksion, në zbor sepse ne jemi të kohës së zborit. Kjo ka qenë jemi bashkë- studentë, ”- u shpreh gazetari, Aleksandër Furxhi për njohjen e tij me Mirela Kombaron.

Gazetari Alekdandër Furxhi ka rrëfyer gjithashtu edhe momentet se si është ndierë kur bashkëshortja e tij është sulmuar politikisht.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Sigurisht nuk më ka ardhur mirë, nuk është sulmuar shumë, nuk e kemi ndierë veten viktimë me thënë të drejtën.Por sigurisht kur sulmohesh,me shpifje dhe fjalë të rëndomta që në politikën shqiptare ndodh shpesh dhe nuk ta kursen njeri banalitetin vendosesh në një pozitë të vështirë .Sigurisht nuk të vjen mirë, por ndoshta mendon që nuk je as i pari e as i fundit në këtë situatë.Duhet kaluar,duhet përballuar  dhe nga momenti që  merr disa përgjegjësi duhet të presësh edhe kritika edhe sulme”, –ka shtuar Furxhi.

R.L/Dosja.al

Shto Koment