Rajoni

Grabitet shtëpia e ministrit në Kosovë, hajdutët marrin bizhuteri dhe 100 euro

Mediat kosovare shkruajnë se persona edne të paidentifikuar janë future në shtëpinë e Lekajt, mbrëmjen e të mërkurës dhe kanë marrë stoli ari dhe para kesh që kanë gjetur. Paratë e vjedhura kapin e vlerën e 100 eurove, ndërsa stolitë ende nuk dihet saktësisht se çfarë vlere kishin.
Featured image of article: Grabitet shtëpia e ministrit në Kosovë, hajdutët marrin bizhuteri dhe 100 euro Pal Lekaj
Përditësuar:

KOSOVË– Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës në Kosovë, Pal Lekaj ka rënë pre e disa grabitësve që i janë future në shtëpi. Mediat kosovare shkruajnë se persona edne të paidentifikuar janë future në shtëpinë e Lekajt, mbrëmjen e të mërkurës dhe kanë marrë stoli ari dhe para kesh që kanë gjetur. Paratë e vjedhura kapin e vlerën e 100 eurove, ndërsa stolitë ende nuk dihet saktësisht se çfarë vlere kishin.

Për këtë rast, ministri ka regjistruar një kallëzim ku kërkon zbardhjen e ngjarjes. “Qagllavicë 15.01.2020, 17:55,  Ankuesi mashkull, K-shqiptar, ka raportuar për një rast vjedhje. Vjedhja është kryer në një shtëpi nga persona të dyshuar të cilët  në dhomën e fjetjes kishin vjedhur disa stoli ari dhe argjendi si dhe 100 € para të gatshme. Njësitë relevante policore kanë dal në vendin  e ngjarjes dhe do ta trajtojnë rastin,”- shkruhet në njoftimin e policisë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

(f.m.dosja.al)

Shto Koment