Aktualitet

Përplasen dy mjete në aksin Lezhë- Milot/ Plagosen dy persona, dërgohen me urgjencë tek Trauma

Të plagosurit janë dërguar menjëherë për në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e parë mjekësore. 
Featured image of article: Përplasen dy mjete në aksin Lezhë- Milot/ Plagosen dy persona, dërgohen me urgjencë tek Trauma Foto ilustruese

LEZHË– Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në aksin Lezhë-Milot. Mësohet se dy mjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkatuar dy të plagosur. Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spitalin e Traumës për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për shkaqet e aksidentit.

Lezhë/Informacion paraprak:

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Në aksin rrugor Lezhë – Milot, në afërsi të urës së Matit, automjeti me drejtues shtetasin K.F. është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin F.K. Si pasojë e përplasjes kanë marrë demtime 2 shtetas që ndodheshin si pasagjerë në mjetin me drejtues F.K., të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës Tiranë dhe ndodhen nën kujdesin mjekësor Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin e rrethanave te aksidentit

(a.m/dosja.al)

Shto Koment