Politike

Mike Pompeo uron 12-vjetorin e Kosovës shtet:  SHBA mbështet Kosovën drejt integrimit europian

Pompeo thotë se SHBA mbështet Kosovën drejt integrimit europian.
Featured image of article: Mike Pompeo uron 12-vjetorin e Kosovës shtet:  SHBA mbështet Kosovën drejt integrimit europian Mike Pompeo

SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo uron 12 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Pompeo shprehet se për më shumë se një dekadë dy vendet kanë gëzuar një partneritet të fortë bazuar në vlera të përbashkëta. Sekretari Mike Pompeo thotë se SHBA mbështet Kosovën drejt integrimit europian.

“Në emër të qeverisë dhe popullit të SHBA-së, uroj Kosovën ndërsa festoni ditën tuaj të Pavarësisë. Për më shumë se një dekadë vendet tona kanë gëzuar një partneritet të fortë bazuar në vlera të përbashkëta. Sovraniteti dhe Pavarësia e kosovës mbeten kritike për sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. SHBA mbështet Kosovën drejt integrimit europian”, shprehet Mike Pompeo.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Sot Kosova feston 12-vjetorin e Pavarësisë. Më 17 shkurt të vitit 2008, Kosova u njoh si shtet nga  116 vende të botës.  Kosova do të shënojë këtë përvjetor të Pavarësisë me një qeveri të re të udhëhequr nga Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e cila është në koalicion qeverisës me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Nuk ka munguar edhe një urim i kryeministrit Edi Rama, i cili është shprehur:“i përjetshëm qoftë kujtimi i atyre që dhanë jetën për këtë ditë”.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment