Bota

“Më mirë të kontrollohen nga dikush më i ri”/ Michelle Obama rrëfen pse nuk i ndjek vajzat në rrjetet sociale, këshilla e ish-zonjës së parë

Dhe në vend që të kontrollonte çdo hap të vajzave të saj në mediet sociale tani që ata janë larg shtëpisë, Michelle është mbështetur tek familja dhe miqtë në moshën e vajzave të saj, të cilave ajo ka kërkuar  ‘fshehurazi’ t’i kenë në mbikqyrje.
Featured image of article: “Më mirë të kontrollohen nga dikush më i ri”/ Michelle Obama rrëfen pse nuk i ndjek vajzat në rrjetet sociale, këshilla e ish-zonjës së parë Barack Obama, Michelle Obama dhe dy vajzat Malia e Sasha

SHBA– Ish-zonja e parë e Amerikës, Michelle Obama ka folur për filtrat e saj të jetës, të kaluarën në Shtëpinë e Bardhë, angazhimet humanitare me burrin e saj dhe punën me gjeneratën e ardhshme.

Gjatë intervistës, ajo shpjegoi pse zgjodhi të mos i ndjekë vajzat e saj në rrjetet sociale. Malia dhe Sasha Obama u larguan nga shtëpia dhe u transferuan në kolegj. Malia aktualisht po ndjek Universitetin e Harvardit, ndërsa Sasha së fundmi ishte regjistruar në Universitetin e Miçiganit.

Dhe në vend që të kontrollonte çdo hap të vajzave të saj në mediet sociale tani që ata janë larg shtëpisë, Michelle është mbështetur tek familja dhe miqtë në moshën e vajzave të saj, të cilave ajo ka kërkuar  ‘fshehurazi’ t’i kenë në mbikqyrje.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

“Është më mirë të kontrollohen nga dikush që është më i ri se unë”, tha ajo duke qeshur.

Michelle Obama ka vendosur të ndajë me publikun një nga këshillat që u jep më shpesh vajzave, që qëndron në arsyet e vendimit për të mos ndjekur ato në mënyrë aktive në rrjetet sociale. Ajo gjithmonë i inkurajon ata që të jetojnë jetën e tyre në pavarësi të plotë dhe të mos ndikohen nga ajo që mendojnë të tjerët për ta, përfshirë atë të babait, Barack Obama.

Burimi: BAZAAR

Shto Koment