Politike

Meta paralajmëron: Nëse s’ka reflektim, do ta firmos shpërndarjen e parlamentit pas 15 Marsit (VD)

kreu i shtetit premtoi se këtë dekret do e firmosë në parlament pas 15 marsit. 
Featured image of article: Meta paralajmëron: Nëse s’ka reflektim, do ta firmos shpërndarjen e parlamentit pas 15 Marsit (VD) Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta thotë se nëse grushti i shtetit dhe organizatat mafioze nuk e marrin seriozosh këtë dekret,  kreu i shtetit premtoi se këtë dekret do e firmosë në parlament pas 15 marsit. “Do bëjmë çdo për Amerikën që nuk dëmton Shqipërinë dhe shqiptarët.  Kanë ardhur me dhjetëra e me qindra nga Amerika. Këtë flamur e ngrita për respekt të miqve tanë në Amerikë.

Nëse grushti i shtetit, organizata mafioze ndërkombëtare, nuk e merr seriozisht këtë dekret, unë e jap fjalën, në emër të këtij flamuri, për të cilin janë vrarë mijëra e mijëra dëshmorë e heronj, se pas datës 15 mars, kur të përfundojë Reforma Zgjedhore, që është një kusht, populli kuqezi që votoi sot për vdekjen e grushtit të shtetit, unë Ilir Meta betohem se atë dekret nuk do ta firmos këtu, por në mes të Parlamentit, atje, në mes të krimit. Unë i pari dhe gjithë populli kuqezi, jemi populli që vuajtëm më shumë se kushdo komunizmin, jemi një popull që jetën e japim, demokracinë jo“, u shpreh Meta.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Presidenti Ilir Meta mblodhi sot mijëra qytetarë në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Meta tha se nëse nuk merret seriozisht dekreti i firmosur sot për kthimin e ligjit për gjyqtarët dhe prokurorët dhe betimin e tyre, atëherë do të hyjë në sallën e Kuvendit, ku do të firmosë dekretin për shpërndarjen e parlamentit.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment