SPAK pushton Bashkinë e Tiranës, 8 flet-arreste për “3 Drejtorët” e Veliajt, Qato dhe Molla në burg
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
Arrestimet në Bashkinë e Tiranës, SPAK njoftim zyrtar: Akuzohen për korrupsion dhe shkelje në tendera 28 Mars, 17:51 ...
"Mos të fshihet roli i Olsi Ramës në trafikun e drogës", Bardhi- Dumanit: Provoni që në Shqipëri hetohet kush...
Akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre, jepet sot masa e sigurisë për kryebashkiakun Jorgo Goro 26 Mars, 07:37 ...
Miratohet në Këshillin e Sigurimit rezoluta për armëpushim të menjëhershëm në Gazë, SHBA abstenon ...
TIRANË– Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve, ditën e sotme ka përshëndetur vendimin e Presidentit Ilir Meta për rishqyrtimin në Kuvend të Paketës “Anti-shpifje” që u miratua në Kuvend nga Maxhoranca më 19 dhjetor.
Në deklaratën e saj, Federata e ka vlerësuar si një sukses të Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë në Shqipëri. Sipas Federatës, ligjet kundër shpifjes nuk duhet të përdoren si mjete për të kufizuar lirinë e shtypit në vend.
“Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka vënë veton ndaj një ligji të propozuar që do të mbysë median në internet pas presionit të Shoqatës së Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë , i cili e mohoi projektligjin si “autoritar”. Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve përshëndeti vendimin, duke theksuar se ligjet kundër shpifjes nuk duhet të përdoren si mjete për të kufizuar lirinë e shtypit. Sipas njoftimeve të lajmeve, Presidenti Meta kishte frikë se Shqipëria do të bëhej më autoritare dhe do të shkelte kushtetutën shqiptare nëse kalohej paketa e propozuar e reformave. Parlamenti tani mund të pranojë dekretin dhe të rindezë procesin për të ndryshuar ligjin, ose ai mund ta refuzojë projektin me një shumicë të thjeshtë. Refuzimi i Presidentit për të aprovuar paketën ishte për shkak të një pjese të madhe të punës së APJA dhe presionit ndërkombëtar.”-shkruan IJF.
APJA njoftoi se do të vazhdojë mbikëqyrjen e procesit: Ne përsërisim shqetësimet tona të thella për këtë” paketë censure “dhe inkurajojmë përsëri kryeministrin Edi Rama që të tërheqë këtë iniciativë. Vetë-rregullimi është e vetmja mundësi demokratike për media të pavarura, e mbështetur nga organet përkatëse ndërkombëtare në Shqipëri.
Kujtojmë që tre ditë më parë Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka kthyer për rishqyrtim paketën “anti-shpifje” të miratuar nga Maxhoranca më 19 dhjetor të 2019, pasi sipas tij është në kundërshtim me jurisprudencën e Gjykatës Kushtetuese.
Maxhoranca në 19 dhjetor të vitit të kaluar kaloi në Kuvend paketën e njohur si anti-shpifja dhe pse kundër saj kishte reaguar opozita, komuniteti i gazetarëve në vend dhe Evropë, por dhe institucione të ndryshme si BE apo KiE. Paketa u kundërshtua dhe nga OSBE, por një ditë para miratimit ky institucion ndyshoi qëndrim dhe u shpreh se do ndiqte hap pas hapi dhe mënyrën e zbatimit.
Kundër paketës pati dhe protestë nga komuniteti i gazetarëve, të cilët kanë ngritur zërin për më shumë se një vit dhe para ditës së miratimit nga Kuvendi kanë kundërshtuar këtë ligj dhe u shprehën se po instalohet censura. Por, qeveria dhe Edi Rama u shprehën se paketa është e nevojshme dhe duhet të futet në zbatim shumë shpejt pasi duhet të dënohen shpifësit. Ligji i ‘anti-shpifjes’ kundërshtohet pasi AMA (Autoriteti i Mediave Audiovizive) dhe AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) marrin kompetencat e gjykatës dhe gjobat e majme që vendosen prej tyre, duhet të ekzekutohen pa u shprehur një trupë gjykuese. Këto institucione kanë mundësi dhe të mbyllin një media, pas denoncimeve nga qytetarët
Burimi: IJF
A.C;E.K/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga hetimet për dëmet e tërmetit të 26 nëntorit. Mësohet se ndër 31 të arrestuarit është edhe një dentist, i cili sipas Pr...
LUSHNJE- Rezultatet e dobëta në zbardhjen e disa ngjarjeve kriminale që kanë ndodhur në qytetin e Lushnjes në harkun kohor të më pak se një viti kanë sjellë shk...
Korçë- Dimri i acartë ka mbërthyer qytetin e Korçës. Dosja.al mëson se prezenca e akullit në rrugë ka bërë që 19 persona të përfundojnë në spital ...
TIRANE– Pamjet e ofruara bujarisht nga Kryeministri mbrëmjen e 19 dhjetorit, nuk i kanë bindur Policinë dhe Prokurorinë të hetojnë. Në intervistën me Baton Haxh...
TIRANË- Prokuroria e Tiranës, prej ditësh po vijon një operacion për arrestimin e zyrtarëve dhe ndërtuesve të cilët kanë abuzuar me ndërtimet, të cilat gja...
TIRANË– Kur kanë kaluar gati 10 muaj nga grabitja e prillit 2019 në Aeroportin e Rinasit, një test i fshehtë sigurie i kryer nga Autoriteti i Aviacionit Ci...
Fier-Tensione në ambientet e paraburgimit të Fierit. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të burgosurit kanë refuzuar qëndrimin e Ervis Zotajt, një prej të arre...
TEPELENË- Policia e Tepelenës ka arrestuar sot një 40-vjeçar, pasi gjatë një kontrolli i është gjetur drogë, armë e municione luftarake. Sipas një n...
TIRANË– Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj së bashku me drejtorin e Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi dhe dy prokurorët e dosjes “Tërmeti...
BRUKSEL – Përpara vizitës, Komisioneri Várhelyi tha se dëshiron të dërgojë një sinjal të fortë se për Komisionin dhe për të personalisht perspektiva e Bashkimi...