Politike

Meta uron 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Ka ardhur koha të zgjidhet problemi me Serbinë. Ndryshimi i kufijve s’është zgjidhje (VD)

Kreu i shtetit u shpreh se tashmë ka ardhur koha që të zgjidhet problemi midis Kosovës dhe Serbisë. Sipas Metës, zgjidhja nuk është ndryshimi i kufijve.
Featured image of article: Meta uron 12-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës: Ka ardhur koha të zgjidhet problemi me Serbinë. Ndryshimi i kufijve s’është zgjidhje (VD) Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ililr Meta ka uruar Kosovën me rastin e 12 vjetorit të shpalljes së Pavarësisë. Në ceremoninë e zhvilluar në ambientet e ambasadës së Kosovës në Tiranë, kreu i shtetit u shpreh se tashmë ka ardhur koha që të zgjidhet problemi midis Kosovës dhe Serbisë. Sipas Metës, zgjidhja nuk është ndryshimi i kufijve.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Nuk ka popull të keq dhe popull të mirë, por ka politikë të mençur, vizionare, dhe politikë vrastare e shkatërruese. Kjo është e vlefshme për të gjithë vendet e të gjithë popujt. Në Ballkan, çdo popull e çdo komb është shumicë në një shtet dhe është pakicë në një shtet tjetër dhe zgjidhja kurrë nuk mund të jetë ndryshimi i kufijve, por e vetmja zgjidhje është respektimi i njëjtë i standardeve evropiane të çdo pakice në çdo vend. kjo është arsyeja që Shqipëria po bën përpjekjet maksimale për të respektuar çdo pakicë në vendin tonë. Mbas pak minutash kemi festën e Serbisë, ku duhet të marrim pjesë. Pavarësisht nga historia dhe paragjykimet, unë kam patur fatin të njoh një udhëheqës të madh të Serbisë që ishte Zoran Gjingjiç, pavarësisht se ai nuk jeton më. Unë jam i bindur që ëndrra e qytetarëve të Serbisë, për një Serbi Europiane është ende e gjallë dhe ne nuk duhet të udhëhiqemi nga paragjykimet në raportet me Serbinë për të ardhmen.

Na mbetet ta bëjmë rajonin tonë më të fortë, më të besueshëm, e mbi të gjitha më atraktiv, në Shqipëri, Kosovë, Serbi, Mal të Zi. Është koha të zgjidhet problemi mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu siç u zgjidh mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Në zemër të një marrëveshjeje dhe normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë njohja e ndërsjellë mes dy vendeve. Kjo do bënte një çlirim të jashtëzakonshëm të energjive pozitive në gjithë rajonin tonë.Suksese Republikës së Kosovës dhe të ardhmes sonë të përbashkët”, u shpreh Meta.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment