Politike

Meta i përgjigjet Ruçit: Kuvendi të vendosë nëse është me shtetin apo mafiozët. Të hetojë Gjonajn

VIDEO
I pyetur nëse letra mund të ndikojë në hapjen e negociatave, kreu i shtetit tha se ka bërë çdo gjë që Shqipëria mos të rrijë një minutë pa Gjykatë Kushtetuese.
Featured image of article: Meta i përgjigjet Ruçit: Kuvendi të vendosë nëse është me shtetin apo mafiozët. Të hetojë Gjonajn Ilir Meta

TIRANË- Presidenti Ilir Meta po zhvillon një konferencë për shtyp për të sqaruar, lidhur me letrën që i ka dërguar në Bruksel, kreut të KE-së. I pyetur nëse letra mund të ndikojë në hapjen e negociatave, kreu i shtetit tha se ka bërë çdo gjë që Shqipëria mos të rrijë një minutë pa Gjykatë Kushtetuese. Meta fajësoi maxhorancën për situatën e krijuar, duke e akuzuar se do të kapë edhe Gjykatën Kushtetuese.Më tej, presidenti Meta iu drejtua kreparlamentarit Gramoz Ruçi, duke i bërë thirrje të qëndrojë me shtetin ose me mafiozët siç i quan ai, si dhe të hetojnë ministren e Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

PYETJE: A druheni se letra juaj mund të ketë ndikim në hapjen e negociatave? Herën e shkuar thatë që nuk do hapeshin negociatat, po kësaj here ç’do ndodhë?

ILIR META: A i druhem unë të vërtetës që kam 3 vjet që po e them? Kam bërë çdo gjë që Shqipëria mos të rrijë një minutë pa Gjykatë Kushtetuese. Situatën e ka shkaktuar maxhoranca. Tani do të kapë edhe GJK. Ajo është e të gjithë shqiptarëve. Nuk ka më arbitër kështu. A e thirrën vetë Komisionin e Venecias? Këto i ka shkuar Venecia. A e thirrën këta Venecian, pse nuk e pritën? Ligjin e kishin miratuar që më parë. A është ky vullnet për çeljen e negociatave? Jo, ka vetëm interes për pushtet absolult. Kisha vetëm një kusht për Zonjën e Bilalit para se të bënim koalicionin, vetëm që të votonte ligjet në Kuvend. Doli më pas afera më e madhe, ajo që ministrja e Drejtësisë urdhëron për të rrëmbyer anëtarin e GJK-së.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

PYETJE: Maxhoranca ka bërë të qartë se nuk ka ndërmend të reflektojë, do t’i qëndroni premtimit tuaj?

ILIR META: Po dëgjoja Ruçin lidhur me këtë çështje. Kam vetëm një pyetje, pse duhet të krijohet gjithë kjo situatë kur presidenti i ka kërkuar bashkëpunim, të mos shkelim Kushtetutën dhe nuk kam marrë asnjë lloj përgjigjeje. Kuvendi duhet të zgjedhjë në anën e kujt do të pozicionohet. Atij dhe deputetëve i kam bërë një mesazh publik. Besoj se ai do të kërkoj hetime për çështjen e Ministrisë së Drejtësisë.

Presidenti Ilir Meta gjatë një Konference me gazetarët foli për letrën që i ka dërguar kreut të KE-së, Oliver Varhelyi. Meta tha se letrën nuk e dërgoi që të bllokojë integrimin e Shqipërisë, por që të sqarojë KE, lidhur me Gjykatën Kushtetuese. Presidenti i bëri thirrje kreyparlamentarit Gramoz Ruçi, të qëndrojë me shtetin ose me mafiozët siç i quan ai. Nga ana tjetër, kreu i shtetit i bëri thirrje Ruçit që Kuvendi të hetojë Gjonajn.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment