Politike

Hetimet për Metën/ “Venecia” zbarkon në Tiranë, zbardhet axhenda dhe takimet që do të zhvillojë më 13 dhe 14 shkurt

  • Presidenca i drejtohet Komisionit të Venecias: Nesër publikojmë dhe pyetjet
  • Dosja.al ka zbuluar axhendën dhe takimet që ‘Venecia’ pritet të zhvillojë pas zbarkimit në Tiranë. Anëtarët e Komisionit të  Venecias, fillimisht do të takohen me anëtarët e  Komisionin Hetimor të ngritur për Metën, që drejtohet nga Ulsi Manja dhe Avokatin e Popullit, Erinda Ballanca.
    Featured image of article: Hetimet për Metën/ “Venecia” zbarkon në Tiranë, zbardhet axhenda dhe takimet që do të zhvillojë më 13 dhe 14 shkurt
    Përditësuar:

    TIRANË– Komisioni i Venecias do të mbërrijë në Shqipëri në datat 13 dhe 14 shkurt në vijimësi të hetimeve për Presidentin Ilir Meta dhe shkeljet për të cilat maxhoranca e akuzon kreun e shtetit se ka bërë me anulimin për dekretin e zgjedhjeve, por edhe për emërimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

    Dosja.al ka zbuluar axhendën dhe takimet që ‘Venecia’ pritet të zhvillojë pas zbarkimit në Tiranë. Anëtarët e Komisionit të  Venecias, fillimisht do të takohen me anëtarët e  Komisionin Hetimor të ngritur për Metën, që drejtohet nga Ulsi Manja dhe Avokatin e Popullit, Erinda Ballanca.

    Ditën e dytë të vizitës, “Venecia” do të zhvillojë takime me vetë Presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi, Opozitën jashtëparlamentare dhe OJF.  “Venecia” pritet që të japë opinion në lidhje me emërimet e Presidentit Meta në Gjykatën Kushteutese por edhe dekretin për anulimin e zgjedhjeve të 30 qershorit 2019.

     

    Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

    Si erdhën palët në këtë pikë? 

    Përmes një dekreti të nxjerrë më 8 qershor 2019, Ilir Meta anuloi zgjedhjet lokale të 30 qershorit, ndërsa ricaktoi një datë të dytë për zgjedhjet, që ishte 13 tetori. Me motivin se dita e zgjedhjeve do të kishte përplasje, Meta anuloi zgjedhjet, por maxhoranca e cilësoi aktin e Metës ‘nul’ dhe anti-kushtetues duke vijuar punën me zhvillimin e zgjedhjeve. PS vendosi të shkarkojë Metën,  si një president, që nuk është mbi palët dhe se ka shkelur kushtetutën. Në kohën që tensionet mes palëve kishin kapur kulmin, dhe Komisioni kishte nisur punën për shkarkimin e presidentit, emërimi i Marsida Xhaferllarit, bën atë që socialistët e quajnë ‘gafa’ e dytë anti-kushtetutese e presidentit.

    Presidenti ka zgjedhur Marsida Xhaferllarin si anëtare, ndërkohë që Këshilli i Emërimeve në Drejtësi dhe maxhoranca njohin Arta Vorpsin. KED dhe maxhoranca shprehen se Vorpsi është anëtare e ligjshme, pasi Presidenti zgjedhjen e Xhaferllarit e ka bërë jashtë afateve dhe emri i anëtares ishte publikuar në fletoren zyrtare. Kjo gjë nuk është pranuar nga Presidenti dhe ka kallëzuar në Prokurori kreun e KED për shpërdorim detyre dhe përverësim të kompetencave. Ndërkohë maxhoranca ka nisur hetimin për veprimet e Metës me emërimin e Xhaferllarit dhe i ka nisur disa pyejte Komisionit të Venecias, nga i cili kërkon një mendim nëse është shkelur apo jo kushtetuta dhe kush duhet të jetë anëtarja e ligjshme, Vorpsi apo Xhaferllari.

    (f.g;f.m/dosja.al)

    Shto Koment