Bota

Si në filma, hajdutët vjedhin ‘Mercedesin’ për 60 sekonda (VIDEO)

Në momentin e grabitjes ata, nuk ishin të vetëdijshëm që kamera e vendosur para një prone private në Dudle të Anglisë, po i filmonte gjatë procesit të vjedhjes së shpejtë.
Featured image of article: Si në filma, hajdutët vjedhin ‘Mercedesin’ për 60 sekonda (VIDEO) Hajdutët dhe 'Mercedesi'

ANGLI– Kamerat e sigurisë kanë kapur një grup hajdutësh duke vjedhur makinën luksoze Mercedes GLC, vlera e së cilës shkon në 40 mijë paund. Për të kryer grabitjen hajdutëve iu duhen jo më shumë se 60 sekonda.

Në momentin e grabitjes ata, nuk ishin të vetëdijshëm që kamera e vendosur para një prone private në Dudle të Anglisë, po i filmonte gjatë procesit të vjedhjes së shpejtë.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Pamjet e këtij momenti janë shpërndarë nga pronari i makinës, ku shfaqen tre grabitësit në pronën e tij. Ata kishin përdorur një pajisje speciale që thith sinjalet nga çelësi i mjetit që ishte brenda shtëpisë, me kodin se së cilës hapën dhe e ndezën makinën luksoze.

(a.m/dosja.al)

Shto Koment