Bota

Dy muaj nga muaji i Ramazanit/ Arabia Saudite kufizon vizitat e besimtarëve në Mekë dhe Medinë për shkak të koronavirusit

Ky lajm vjen rreth 2 muaj para se të nisë muaji i shenjtë i Ramazanit dhe në një kohë kur qeveria ka lehtësuar procedurat për vizat me qëllim që të kenë sa më shumë turistë.
Featured image of article: Dy muaj nga muaji i Ramazanit/ Arabia Saudite kufizon vizitat e besimtarëve në Mekë dhe Medinë për shkak të koronavirusit Mekë

ARABIA SAUDITE- Arabia Saudite teksa është në prag të pelegrinazhit në Mekë ka anuluar të gjitha vizitat e besimtarëve myslimanë për shkak të koronavirusit.

Tashmë ku e gjithë bota është përfshirë nga virusi vdekjeprurës kinez, Arabia Saudite ka ndaluar përkohësisht të gjitha vizitat në Mekë dhe Medinë, ku çdo vit në këtë vend shkojnë me mijëra njerëz.

Pelegrinazhet fetare që mbahen në Mekë dhe Medinë, këtë vit do të jenë krejt ndryshe sepse ndihen të detyruar për të mbrojtur çdo besimtar nga përhapja e koronavirusit, pasi në vendet fqinje si Oman, Kuvajt dhe Bahrein janë regjistruar disa raste me virusin vdekjeprurës.

Ky lajm vjen rreth 2 muaj para se të nisë muaji i shenjtë i Ramazanit dhe në një kohë kur qeveria ka lehtësuar procedurat për vizat me qëllim që të kenë sa më shumë turistë.

Deri më tani Arabia Saudite nuk është e prekur nga Koronavirusi.

Për më shumë bëhu pjesë e grupit më viral në Facebook, Dosja.al

Koronavirusi po përhapet me shpejtësi në Europë. Në Itali deri në tani janë shënuar 12 viktima dhe 456 të infektuar, ndërkohë nurmi i këtyre të fundit po rritet nga ora në orë. Mes të infektuarve është edhe një fëmijë. Ndërkohë harta e koronavirusit po zgjerohet, pasi një rast është konfirmuar në Kroaci, një në Greqi dhe dy raste në Austri, një në Danimarkë, një në Norvegji dhe një në Rumani. Nga ana tjetër, koronavirusi po vijon të marrë jetë njerëzish në Kinë dhe vende të tjera, ku mësohet se në rang global janë regjistruar mbi 2.747 të vdekur dhe mbi 80.000 të infektuar. Në Shqipëri nuk ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus.

Burimi: BBC

A.C/Dosja.al

Shto Koment